SHBA kërkon ngrirjen e pasurive të Kim Jong-un

466
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një sërë sanksionesh të reja në Kombet e Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Ndër to përfshihen një ndalim i plotë i eksportit të produkteve të naftës në Korenë e Veriut, ndalim të eksporteve në industrinë tekstile si dhe ngrirje të pasurive të liderit Kim Jong-un dhe qeverisë.

Gjithashtu është propozuar edhe ndalimi i udhëtimit për udhëheqësin e shtetit dhe të tjerë zyrtarë të lartë të qeverisë së tij.

Koreja e Veriut është tashmë nën masa kufizuese të imponuara nga OKB, të cilat kanë për synim të detyrojnë udhëheqjen e Penianit që të kufizojë programet e armëve.
Sigal