“Ndaj Milanit e vështirë, por ne jemi gati”, Bastoni “karikon” Interin para derbit

95
Sigal

Mbrojtësi i Interit, Bastoni ka folur për mediat pas fitores 1-0 ndaj Veronës, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe derbin e ardhshëm në finalen e Superkupës ndaj Milanit.

”Pse performanca në transfertë është më e keqe? Është një pyetje që ma kanë bërë edhe më përpara dhe e kam të vështirë ta shpjegoj. Ne përpiqemi të jemi të kujdesshëm dhe të japim 100% për çdo ndeshje.”

Derbi me Milanin në finalen e Superkupës- “Sigurisht që Superkupa është një ndeshje e madhe që e fituam edhe vitin e kaluar. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë sepse përveç derbit është edhe një finale. Por ne jemi gati, gjithsesi”, tha ai.