Sigal

Një lajm i hidhur për të gjithë sportdashësit shqiptarë është mësuar gjatë ditës së sotme. Fatmir Frashëri, ikona legjendare e futbollit është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Frashëri ishte një futbollist që la gjurmë të pashlyeshme në sportin vendas, me ekipet e 17 nëntorit, Partizanit dhe kombëtaren shqiptare. Përveç sukseseve si futbollist, Fatmir Frashëri ka mbajtur dhe rolin e trajnerit me disa skuadra të njohura si: Tirana, Dinamo, Besa etj.