Çelësi siguron finalen e Kupës FA, Matiç shënon golin e vitit

374
Skuadra e Çelësit ka fituar përballë Totenhemit me rezultatin 4-2, duke arritur në këtë mënyrë finalen e Kupës FA.
Golat për Çelësin u shënuar dy nga William në minutën e ‘5 dhe të ’43, Hazard në minutën e 75, ndërsa kur mbeteshin edhe 10 minuta deri në përfundim të ndeshjes, Nemanja Matiç shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-2 me një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca.

Ndërkohë golat për Totenhem u shënuan nga Kane në minutën e ’18 dhe Alli në minutën e ’52. Rivali i Çelësit në finalen e majit pritet të dalë nesër nga ndeshja mes Arsenalit dhe Mançester Sitit.
Sigal