Konfirmohet frika e Jose Mourinho-s se Zlatan Ibrahimoviç mund t’i mungojë gjatë fushave të blerta. Sipas analizave të kryera sot, mësohet se suedezi ka një këputje të ligamentit kryq të përparmë dhe të pasmë në gjurin e djathtë, çka do të thotë se mund të qëndroj larg futbollit për 6-9 muaj, raporton “Sky Sport Uk”.
Por më e keqja nuk ndalet këtu. Shumë zëra spekulojnë se duke parë moshën e suedezit dhe dëmtimin e rëndë, Ibra mund t’i japë fund karrierës së tij aktive në futboll, mëson “Footballitalia”.
Gjithsesi përsa kohë flasim për Ibrahimoviç asgjë nuk është e sigurtë pasi njihet karakteri i tij luftarak që nuk kërkon të dorëzohet para asgjëje. Diçka tjetër që mund të bëj optimistë të gjithë fansat e tij është se 35 vjeçari ka një trajner dhe kuzhinier personal që mund t’a ndihmojnë në çdo sekondë për riaftësimin.
Kjo është hera e për që sulmuesi shtatlartë i Manchester United pëson një dëmtim të kësaj natyre, asnjëherë nuk i është dashur të ndalojë kaq gjatë.