5 sfidat e javës së tretë të Kategorisë Superiore (kalendari)

368
Sigal

Java e 3-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e nesërme, teksa në program janë 5 sfida interesante.

Java starton me dy ndeshje në orën 13:45. Bylisi pret në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Kastrioti sfidon Apoloninë.

Ndërkohë në orën 16:45, në fushë zbresin skuadrat pretendente. Vllaznia pret në “Loro Boriçi” kampionët në fuqi të Tiranës, në ndeshjen e njohur ndryshe edhe si Klasikja e futbollit shqiptar. Partizani mat forcat me Laçin, ndërsa Teuta pret në “Niko Dovana” Kukësin.