Dhoma hoteli brenda “Allianz Arena”, mund të shikosh ndeshjen ‘live’ nga krevati

629
Real Madrid po mendon të bëjë të njëjtën gjë me rikonstruktimin e “Santiago Bernabeu-t”, por ndërkohë që pritet të kalohet nga fjalët në vepra, Bayern Mynchen sapo ka mbyllur marrëveshjen.
Klubi gjerman dhe zinxhiri hotelierik i “Marriott” kanë mbyllur një marrëveshje për ndërtimin e disa dhomave luksoze brenda stadiumit “Allianz Arena”, për të parë ndeshjet.
Mysafirët mund ta shijojnë shfaqjen e ekipit gjerman nga shtrati i tyre i rehatshëm i hotelit. Strehimi brenda “Allianz Arena” do të ketë të gjitha llojet e lehtësive, si çdo hotel tjetër në këtë zinxhir të mirënjohur.
Pritet të shihet sesa i suksesshëm do të jetë ky inovacion i sjellë nga Bayern, por duke patur parasysh se një biletë për ndeshjen Real Madrid-Paris SG kushton 24 mijë euro, atëherë dështimi nuk mund të llogaritet
Sigal