Elseid Hysaj po kalon një moment të mirë në aspektin personal por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Napolin. Ishullorët u ndalën sërish këtë herë në një barazim pa gola kundër Torinos duke e dërguar në 13 pikë diferencën me Juven kryesuese:
“Hysaj zbriti në fushë si titullarë duke konfirmuar formën e mirë. Shtyhu shumë në krahun e tij, gjithnjë gati sa herë u thirr në apel, nota 6,5 për Hysaj”, shkruan TutttomercatoWeb.
Një humbje të rëndë pësoi dhe Lazio në transfertë kundër Xhenovas duke u larguar sërish nga zona euro. Nga të paktët që nuk stonoi te kryeqytetasit ishte Tomas Strakosha:
“Në pjesën e parë u tregua i zoti në dy momente duke evituar avantazhin e Xhenovas. Kapitulloi dy herë në të dytën, në asnjë moment nuk ishte fajtor, nota 6,5 për Strakoshën”.

Një 90-minutësh pozitiv zhvilloi Veseli me Empolin që siguroi një fitore të pastër 3-0 kundër Sassuolos, nota 6 për Veselin.
