Juventusi zyrtarizon një tjetër përforcim

570
Sigal

Skuadra e Juventusit ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin turk, Merih Demiral. Mbrojtësi 21-vjeçarë njihet për aftësitë e tij teknike dhe fizike.

Torinezët do t’i paguajnë Sassuolo-s, 18 milion euro, ndërsa futbollisti i talentuar i kombëtares turke, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “bardhezit”.

Demiral zhvilloi 14 ndeshje me skuadrën e Sassuolo-s ku shënoi edhe 2 gola.

Image