Sigal

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo munguan mbrëmë në ceremoninë e “Topit të Artë” teksa Luka Modriç u kurorëzua si mbreti i futbollit për punën dhe talentin e treguar në fushën e lojës.

Portugezi u rendit i dyti si më i votuari, ndërsa Mesi e pa veten në një terren të rrëshqitshëm duke u renditur në vendin e pestë.

Dominuesit total të futbollit për më shumë se një dekadë do të takohen së shpejti dhe kjo do të ndodhë pas 6 ditësh në Madrid në sfidën që do të  luhet në “Santiago Bernabeu” mes River Plejt dhe Boka Zhunior.

Mediat spanjolle shkruajnë se dy futbollistët kanë prerë biletat për të ndjekur këtë sfidë, e cila nuk u luajt në Argjentinë për shkak të trazirave mes tifozëve, sepse ky derbi konsiderohet një nga më të flaktët në botë.