VIDEO/ Sulmuesi i Bilbaos i papërmbajtshëm, tërheq zvarrë Piken

611
Sigal

Mbrëmja e djeshme ishte një festë për Atletik Bilbaon teksa baskët ja dolën që të kualifikoheshin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Bardhekuqtë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Barcelonën, teksa goli u shënua në minutën e 93 nga ana e Injaki Uilliams.

Sulmuesi i baskëve ishte një nga futbollistët më aktivë në fushë, teksa edhe në disa raste me shpejtësinë e tij vuri në vështirësi prapavijën e katalanasve. Por, më keq nga 25-vjeçari e pësoi Xherard Pike. Mbrojtësi tentoi ta ndalte në një duel shpejtësie por në fund përfundoi në tokë duke e mbajtur Injakin prej fanelle.

Megjithatë, ky i fundit pati forcën të tërhiqte zvarrë gjigantin e blaugranave, derisa gjyqtari ndali lojën dhe ndëshkoi me karton të verdhë Pike, i cili u bë qesharak në ato momente. Për më tepër, 33-vjeçari pësoi edhe një dëmtim në atë çast dhe pak minuta më pas u detyrua të braktiste fushën e gjelbër.