Mungon vetëm zyrtarizimi, Partizani pranë transferimit të futbollistit shkodran

145
Sigal

Marçelino Preka te Partizani është çështje koheBurime pranë klubit bëjnë me dije se Bylisi dhe Partizani kanë arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit 19-vjeçar në kryeqytet.

Vetë Preka ka akord prej kohësh me Partizanin. Bylisi pritet të përfitojë mbi 60 mijë euro nga ky transferim dhe të mbajë një përqindje të kartonit të të riut, i cili pritet të marrë shpejt rol të rëndësishëm në skuadër.