Morati: “Kasano do të futet vetë në shina”

561
Sigal

Interi dhe Milani kanë rënë dakord për shkëmbimin midis Pacinit dhe Kasanos. Gjithçka u zgjidh pas takimit midis të presidentit të Interit, Masimo Morati dhe administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galiani. Milani, përveç transferimit të Kasanos, ka rënë dakord që të paguajë 7.5 milionë euro për qendërsulmuesin italian, Pacini. Sipas gazetën italiane “La Repubblica”, Pacini do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 2.8 milionë euro në vit, ndërsa Kasano do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Interin. Paga e tij nuk është bërë e ditur. Presidenti zikaltër, Masimo Morati, është shprehur për mediat italiane: “Kush nuk do ta donte një lojtar si Kasano. Është një lojtar interesant. Mendojmë se gjithçka do të shkojë mbarë. Mendoj se do të jetë i dobishëm dhe kështu mendon dhe trajneri. Ai e ka konsideruar këtë operacion të suksesshëm. Do ta vendos unë Kasanon në shina? Jo nuk besoj se do të ketë nevojë, ai e ka personalitetin për ta bërë atë vetë”.