Moisi Dalipi: Topi futbollit është përpara Kryeministrisë

503
Sigal

Kur të gjithë prisnim që Kategoria Superiore të niste Kampionatin e 82 –të Kombëtar të  Futbollit, një vendim jo shumë i papritur i Ligës Profesioniste të Futbollit, ka  stepur gjithçka. Dhe ky vendim i marrë   më 2 shtator 2020, plot 10 ditë përpara se topi të shkelmohej nga qendra e fushës, diku larg në  Minskun e Bjellorusisë, ose e thënë më qartë një ditë përpara se ekipi kombëtar të fitonte  0-2  ndaj vendasëve  ndeshjen për Ligën e Kombeve. Ende nuk dihet e saktë arsyeja  përse këta “burrat  e futbollit” shkuan aq larg për të marrë  këtë vendim, ku roli tyre si motivues  të skuadrës kuqezi ka treguar se nuk është në lartësinë  e një tifozi të zakonshëm. Por më mirë këtë detaj të këtij  vendimi  le ta quajmë  një “ortakë ri” me F.SH.F . Vetë fakti  që  pak ditë më vonë Komiteti Ekzekutiv i F.SH.F –ës  e miratoi këtë vendim pa  hequr asnjë gjë, madje dhe  atë pikë ku thuhet: “bojkotim pa afat”  të bën të mendosh dhe kështu. Gjithsesi, edhe pse  prezent kanë qenë 6 nga  10 presidentët e klubeve, gjithçka është bërë zyrtare tashmë, që Kampionati Kategorisë Superiore nuk  filloi  ashtu  siç ishte përcaktuar edhe me kalendarin e tij, duke mos vendosur një datë se kur do të shkelmohet topi parë. Madje këto ditë, presidenti “Apollonisë”, Kokëdhima,  si një nga nismtarët e parë të krijimit të Ligës të Futbollit, por dhe  mbështesit kryesor për marrjen  e këtij vendimi për bojkotim, si masë paralajmëruese ndaj qëndrimit indiferent të qeverisë Rama ndaj klubeve të futbollit, ka shkuar deri aty sa është shprehur se: “po ndodhi  që qeveria të mos reflektojë  ndaj kërkesave të tyre, atëhere protesta e tyre do të përshkallëzohet duke protestuar  me skuadrat duke luajtuar futboll tek sheshi përpara kryeministrisë”. Dhe ky bojkotim ka dhe katër kërkesat e tij drejtuar për zbatim  qeverisë   të ciltat janë:

  1. Ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi si funksionon deri më sot ka prodhuar zero sponsor në futboll.
  2. Përfshirja e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masë 6%, njësoj si sektorët e bujqësisë e turizmit.
  3. Falja e gjobave e kamat- vonesave për detyrimet fiskale të klubeve.
  4. Zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim- fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 në 10 vjet.

Pas   kësaj vjen  reagimi  kryministrit Rama  për këto kërkesa edhe pse të përsërituara dhe të premtuara  disa herë  për më shumë se vit e gjysën për të marr zgjidhje,  ai me shumë “diplomaci” është shprehur se: “Unë jam i hapur për bisedime, por futbollistët nuk mund të trajtohen më si skllevër dhe në informalitet të plotë”- tha Rama. Dhe se  “Jam i hapur për bisedime, por tryezën nuk e thërras unë, nëse ata duan të bëjnë bojkot, le ta bëjnë”- shtoi kryeministri.

Kaq ka mjaftuar që të shtunën e 12  shtatorit  2020, Liga Profesioniste të rimblidhet përsëri në  një mbledhje të jashtëzakonshme të saj,  kur ndër të tjera kanë vendosur se:

“Nuk ka futboll pa u plotësuar nga Qeveria katër kushtet e kërkuara nga Liga profesioniste e futbollit. Ky është vendimi i pakthyeshëm i mbledhjes së jashtëzakonshme të klubeve të Superiores, që ka përshkallëzuar kështu krahun e hekurt me Qeverinë, duke mos u tërhequr aspak nga pozicioni që ka”. Po kështu mësohet se, Koço Kokëdhima, presidenti i “Apolonisë” dhe një prej anëtarëve të delegacionit të zgjedhur për të biseduar me Qeverinë, ka shkuar rëndë me fjalët: “Sot presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore vendosën në unanimitet të plotë që nuk do të rikthehen më në fushat e blerta, nuk do ta rinisin më kampionatin, deri në përmbushjen e kërkesave që i kemi parashtruar qeverisë. Ne nuk presim premtime, presim thjesht përmbushjen e kërkesave tona. Kërkojmë ato që i kanë të gjithë”. Një vendim, që në rast se bie në vesh të shurdhët të qeverisë do të krijojë një tjetër handikap financiar për të gjithë të interesuarit, duke filluar nga futbollistët, stafet teknike e të gjithë ata që punojnë në botën e futbollit, por që për Kokëdhimën është një vuajtje që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Kjo vuajtje një ditë do të marrë fund. Lufta e drejtë  jep gjithmonë rezultate. Është tejkaluar çdo limit në Shqipëri, nuk mund të vazhdojë më kjo situatë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë, qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta, shteti të vetat, shoqëria të vetat, klubet të vetat, FSHF të vetat e kështu me radhë. Nuk mund të jetë bota e futbollit ashtu siç është rinia e vendit tonë, të braktisura nga qeveria dhe qeveritë e këtij vendi”. Delegacioni i zgjedhur për të biseduar me qeverinë përbëhet nga Refik Halili, Gazmend Demi dhe Koço Kokëdhima, ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Ligës, Dritan Kadia, do të negociojë me Fidel Yllin, që të lobojë pranë qeverisë për plotësimin e kushteve. Mbledhja e ardhshme, ku pritet të përshkallëzohen qëndrimet e Ligës, nëse kërkesat nuk plotësohen, do të jetë pas datës 21 shtator. Pas kësaj panorama rreth zhvillimeve më të fundit për kërkesat që dhjetë klubet e Kategorisë Superiore i kanë bërë qeverisë, me të drejtë lind pyetja: ‘A kanë të drejtë  në kërkesat e tyre klubet e futbollit?’ Pa asnjë diskutim që po. Futbolli shqiptar pasi  u harrua me dashje për ndihmën finaciare të paketës nga Covid -19, tani përballet  me vështirësi të tjera. Pak a shumë për këto kërkesa, por dhe tjera që kanë të bëjnë  me vendosjen e futbollit mbi baza të drejta për të shmangur falimentet, shmangiet e pagesave të detyrimeve shtetërore dhe të tjera kërkesa,  janë zhvilluar disa herë takime, ku ka qënë i pranishëm dhe vet kryeministri. Kanë marrë   premtime ku me anë të kryepremtimit se “po  bejmë një ligj të ri për sportin” është quajtur e  kaluar situata Dhe në kërkesat e tyre  njerë zit e futbollit nuk kërkojnë asgjë më shumë, por  të miratohet një ligj  i ngjashëm me atë  që ka filluar të zbatohet në futbollin e Kosovës. Fakti që futbolli shqiptar ka 30- vjet që vuan dhe lëngon  për një mbështetje të tillë financiare, e bën këtë gjë një  domosdoshmëri të kohës. Shembulli  “Dinamos”, “Elbasanit” dhe tani së fundi ai i “Flamurtarit”,  e tregon qartë  se ka ardhur koha të mendojmë ndryshe për mbështjen ndaj sporteve dhe në veçanti ndaj futbollit. Ajo çka thotë krymenistri se: “futbolli i siguron fondet nga organizmat ndërkombë tarë të futbollit dhe sponzorizimet”, ka diçka të vëretë  brenda saj, por nuk është është  plotësisht i pavaruar nga shteti. Shumë detyrime financiare për tatim page, për sigurime shëndetë sore dhe shoqërore, për tvsh, për shërbime, janë pjesë e paketës financiare që klubet e futbollit janë në marrë dhënie të detyruara me shtetin. Ajo çfarë  komenton  kryemistri se: “futbollistët punojnë me paga të deklaruara sa  një punonjës fasoni” , përgjegjësia  duhet tek organet dhe institucionet financiare të shtetit që duhet të kontrollojmë dhe marrin masa kundër evazionit fiscal. Por të tilla kërkesa kanë dhe  klubet e Kategorisë Parë, të Dytë, si dhe sportet e tjera  në vendin tonë . Shumë klube sportive  që edhe pse mbi jetojnë me fondet financiare të pushtetit vendor e  kanë domosdoshmëri një ligj  bashkë kohor që të  stimulojë  zhvillimin e sportit dhe jo të sjellë  zhdukjen e tyre,  siç ka ndodhur në vitet e shkuara me shumë lloje sporti në vendin tonë. Gjithsesi, tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Topi futbollit është vendosur në qendër të sheshit përpara Kryeministrisë dhe të gjithë presim “shkelmin” e parë  zyrtar të tij.  Le të presim dhe  të  shikojmë  në ditët e ardhshme se a do të fillojë të lëvizë  përsëri topi në fushat e futbollit, apo  kryeministri do të  thotë përsëri: “Topi është i qeverisë dhe penalltinë  do ta gjuaj vetë !”