Tirana thyen Dinamon në derbi, nis fazën e tretë me fitore

27
Sigal

Një derbi larg Tiranës nuk ka kurrë një shije të njëjtë, por Dinamo City-Tirana i bënë një hapje fantastike vitit të ri, gjysmës së dytë të sezonit. Në “Niko Dovana” dy ekipet zhvilluan një futboll të bukur, një futboll ofensiv, 5 gola të shënuar, një përmbysje e çmendur nga Tirana që e nis me tre pikë fazën e tretë.

Dinamo ishte superiore në pjesën e parë duke kaluar në avantazh në minutën e 25-të me Zabërgjën që finalizoi me gol një kundërsulm perfekt.  Blutë i bënë një nisje të shkëlqyer edhe pjesës së dytë teksa Andoni realizoi një super gol duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit Abdullahu.

Tirana u zgjua duke reaguar fuqishëm. Hoxhallari në minutën e 56-të, me kokë brenda në zonë ngushtoi shifrat në 2-1. Tre minuta me pas ishte Deliu që me një me një finalizim të saktë barazoi shifrat në 2me2. Tirana nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 80 Kaina fitoi një 11 metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Latifi u tregua i saktë duke përmbysur rezultatin. Bardheblutë ruajtën me fanatizëm këtë trepikësh duke i bërë një start perfekt fazës së tretë.