Berisha: Rama arrestoi Sali Berishën për të frikësuar 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në 14 maj

22
Sigal

Kreu i demokratëve Sali Berisha theksoi gjatë protestës së 12 poshtë banesës së tij, se Rama e arrestoi jo për të frikësuar atë personalisht.

Sipas Berishës, Rama arrestoi kryedemokratin për të frikësuar 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në 14 maj.

Berisha: Demokrate e demokratë.

Përballë jush është armiku i qenies shqiptare, është armiku i idealeve tuaja, armiku i vlerave që ju besoni.

Mos harroni kurrë se për të ju asgjësuar ju, Sali Berisha dy vite më parë, u shpall non grata.

Sepse Edi Rama donte një Shqipëri pa opozitë dhe Xhorxh Sorosi, McGonigal dhe mafia ndërkombëtare këtë kishte projektuar.

Por ju u ngritët me guxim, kthjelltësi dhe të betuar se Shqipëria do të ketë opozitë.

Përsëri ky bastard i xhelatëve hoxhistë vazhdoi përpjekjet për zhdukjen e opozitës.

Mori vulën, siglën, hoqi emrin e kryetarit tuaj nga lista e votimit, dha zero financime, përdori bandat, qindra milionë para të buxhetit, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën.

Ju jeni njerëz politik, ju kurrë nuk duhet të falni armikun për aktet që ka ndërmarrë ndaj jush.

Do të ishte frikë nga ju, kapitullim para tij nëse ndokush legjitimon aktet antiopozitare, antidemokratike të njeriut që ka përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij.

Mos harroni kurrë se në ato kushte 600 mijë shqiptarë firmosën për të qenë opozitarë.

Nderim për jetë atyre që me firmën e tyre mbajtën në këmbë opozitën.

Miqtë e miq!

Pasi dështoi në asgjësimin e opozitës me 14 maj, Edi Rama në ambicien e etërve të tij, për një Shqipëri pa opozitë vazhdoi me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve tuaj në parlament.

Por ata kur u ngritën me guxim, ja shndërruan parlamentin në hiç siç meritonte.

Kur me mosbindjen civile i kallën tmerrin, ai kaloi në hapin tjetër. Vendosi në arrest shtëpie liderin e opozitës me shpresë se do të realizonte qëllimet e tij.

Miqtë e mi!

Edi Rama nuk është budalla, ai nuk arrestoi Sali Berishën në ‘arrest shtëpie’ për të frikësuar Sali Berishën, sepse ai e di mirë, e ka të qartë që nuk mund ta frikësojë kurrë.

Por e bëri këtë për të frikësuar 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij me 14 maj.

Ai e bëri këtë si përpjekjen e fundit për të tmerruar popullin opozitar.

Por përsëri ai dështoi.

Ky ballkon, kjo rrugicë ishte projektuar prej tij të ishte si ballkoni i terrorit, i frikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kurse ju me guximin tuaj e shndërruat këtë ballkon, këtë rrugicë në rrugicën e guximit, e trimërisë, të shpresës dhe të fitores.

I treguat Edi Ramës se njëlloj si kundër 32 vite më parë nga sheshi i Qytetit Studenti nisi beteja për përmbysjen e regjimit monstruoz të etërve të tu.

Nga kjo rrugicë po nis beteja për përmbysjen tënde dhe të bandës që të rrethon.

Edi Rama në këtë betejë shqiptarët pa asnjë lloj mëdyshje do të bashkohen, do të ngrihen dhe do të fshijnë diktaturën tënde nga faqja e dheut.

Aty ku sot janë sarajet e Surrelit do të ketë thjeshtë një muranë që do të thotë se; këtu dikur banonte kryehorri i kombit, kryetradhëtari i kombit, kryepisi i kombit, diktatori i kombit, Edi Rama që nuk është më.

Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht, ju falënderoj me mirënjohje, ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë për liri, betejën tonë për dinjitet, betejën tonë për të ardhmen.

Rrofshi ju,

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore.