Moisi Dalipi: Superioria/ Veçoritë e 3 ndeshjeve të fazës së dytë

479
Sigal

Veçoritë e tre ndeshjeve të para të fazës dytë dhe refleksione mbi to

Dje me tre ndeshjet dhe pikërisht ato Luftëtari-Tirana, Bylis –Teuta dhe Laçi –Vllaznia ka nisur udhën e saj faza e dytë e kampionatit të 81 kombëtar të futbollit .Kështu edhe kjo fazë që siç thamë është e dyta do ketë 45 ndeshjet e saj , garën e saj dhe natyrshëm dhe klasifikimin e saj. Dhe kështu, më pas vjen faza e tretë dhe e katërt dhe aty tek fundi muajit maj 2020 do mësojmë verdikte e kampionatit që nga skuadra kampione dhe deri tek ato që do largohen një kategori më poshtë. E pra, dje janë zhvilluar tre nga pesë ndeshjet e programuara për javën e 10 –të , ose e dhënë ndryshe ndeshjet e para të fazës të dytë. Rezultatet janë këto

27.10.2019 Luftëtari

Shënus: Torrasa 27`,Ngo 44`.Hasani 89`

 0 -3  

Tirana

27.10.2019  Bylis  0 -0 Teuta
27.10.2019  Laçi  3 -0  Vllaznia
 

28.10.2019

Shënues: Nuabueze 39`,52`,Lushkja 60`.

Dhe sot do kemi këto dy ndeshje

Sot , ora 18.00

Flamurtari

 Skënderbeu
28/10/2019  Partizani Kukësi

Dhe klasifikimi provizor është si më poshtë :

1 Bylis 10 4 5 1 15 5 17
2 Partizani 10 5 2 2 12 7 17
3 Tirana 9 5 2 3 18 11 17
4 Teuta 10 4 4 2 7 6 16
5 Vllaznia 10 4 3 3 11 10 15
6 Kukësi 9 4 2 3 13 8 14
7 Laçi 10 3 4 3 14 10 13
8 Skënderbeu 9 4 1 4 8 14 13
9 Luftëtari 10 1 3 6 6 19 6
 

10.

Flamurtari 9 0 2 7 7 21 2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por po të krahasohet me kujdes ky klasifikim provizor dhe atë të një jave më parë ndryshimet janë se përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit që ndajën dy vendet e fundit , të gjitha skuadrat e tjera kanë ndryshuar në pozicionet e tyre në klasifikim. Kështu Partizani që mori komandën në javën e kaluar edhe pse ka po aq pikë sa Bylis dhe Tirana nga 17 pikë , për arsye të golavarazhit është detyruar të zhvendoset në vendin e dytë. Bylis përsëri do shijojë vendin e parë vetëm për një ditë, sepse ndeshjet Partizani –Kukësi dhe Flamurtari-Skënderbeu që do zhvillohen sot në ora 18.00 me rezultatet e tyre mund të sjellin surpriza dhe klasifikimi do ketë përmbysje dhe zhvendosje. Tirana një javë më parë e pozicionuar në vendin e pestë ka ardhur tani me 17 pikë në vendin e tretë Laci që për shumë javë qëndronte në vendin e tetë , pas kësaj jave është ngjitur një shkallë më lartë në vendin e shtatë, duke lënë pas Skënderbeun .Teuta është stopuar në vendin e katërt. E pra këto janë surprizat dhe çuditë e këtij kampionati pa cilësinë e kërkuar, por me enigmat në rezultate dhe klasifikim nga javë në javë po bëhet tejet i pa parashikueshëm për skuadrave që do jenë në korsinë e ekipeve që luftojnë për titullin kampion dhe zonën evropiane. Vetëm një gjë mund të jetë e parashikueshme deri tani që Flamurtari e ka hedhur kandidaturën e tij për të bërë pjesë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Se kush do jetë skuadra tjetër le të presim edhe pak muaj, deri sa shumë gjëra të kristalizohen më mirë për të dhjetë skuadrat pjesëmarrëse të kampionatit shqiptar. Ndoshta kështu, me këto detaj, me këto luhatje, me këto lëvizje poshtë e lart në klasifikim ky kampionat duket se nuk ka ngjashmëri me të paktën ndonjërin prej tyre në këto dhjetë vjetët e fundit. Ishim mësuar të shikonim një Skënderbe ndryshe, një Flamurtar autoritar, një Vllazni zonjë kampionati, Laçin e surprizave, Dinamon si një “nëndetëse” për të gjitha skuadrat. Por dhe Besën e Kavajës shumë elitare dhe Teutën që nuk falte në fushën e saj. Po kështu Partizani i ringritur fort, Kukësi që kërkon në çdo sezon trofe dhe Luftëtarin që përpara dy sezoneve provoi dhe kupat evropiane. Tani shumë gjëra kanë ndryshuar, sepse na është shtuar në sofrën e më mirëve Bylisi i Ballshit, i cili këtë kampionat e ka për të 13-tën herë pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore nga 49 vite që ka si klub futbolli, i krijuar në vitin 1970 me emrin e dikurshëm “Ballshi i Ri”. Është një skuadër heterogjene në përbërje dhe drejtim. Vjen pas një stazhi trevjeçar në Kategorinë e Parë. Trajneri boshnjak Dovedan që njeh mirë ekipin që nga sezoni i kaluar ka krijuar një kolektivitet model vetëm me tre të huaj ku Ntepe, Guido dhe Celins që shkojnë shumë mirë me grupin e djemve të tjerë që, edhe përse janë jo shumë të njohur në futbollin shqiptar luajnë me zemër në fushën e lojës. Barazimi 0-0 me Teutën në fushën e tyre, nuk lëviz shumë objektivat e Bylisit për këtë sezon. Në 1999 që mbahet si sezoni më mirë në historinë e tyre Bylis garoi për Kupën Intertoto, kurse këtë sezon ballshiotët kërkojnë me kulm pjesëmarrjen në Evropa-League. Është shpejt për ta vendosur këtë gjë, por në këtë rrugëtim është kjo skuadër. Në fushën e saj nuk njeh humbje, ka tre fitore dhe dy barazime. Jashtë fushës ka fituar me të fortët .Në këtë ndeshje me Teutën ku u fiksua rezultati 0-0 u shpërdorua një mundësi e mirë për të marrë komandën e kryesimit me dy pikë më shumë. Nuk ndodhi kështu, sepse kishte përball Teutën e fortë, skuadrën bregdetare që këtë sezon po zhvillon një kampionat model. Bylisin në këtë ndeshje e dëmtoi jo pak dhe dalja me karton të kuq e mbrojtësit Peposhi, sikundër dhe Todorovski për durrsakët në minutat e fundit. Laçi 3-0 Vllaznia. Ortek i bardhezinjëve lacan që në dy ndeshje me Teutën më parë dhe Vllaznia këtë javë fitojnë me rezultatet 3-0 .Kështu ata po rriten në klasifikim dhe po kthehen në identitetin e humbur në javët e para të këtij kampionati. Dhe duhet të kthehej përsëri trajneri shkodran Armand Cungu që në tre javë me dy fitore dhe një humbje, po jep kësaj skuadre motivimi e munguar. “Më vjen keq kur fitoj kundër Vllaznisë, por jam i detyruar ta bëj në kushtet e futbollit profesionist”. Kaq ka thënë dje trajneri Cungu pas ndeshjes Laçi 3-0 Vllaznia! E thënë më qartë dhe Vllaznia nuk ishte ajo e javëve më të mira të saj. Trajneri boshnjak Jonuz e pranon këtë, ndaj nuk ka kohë të humbasë me komente të tepërta, sepse skuadra e tij ka ndeshje të tjera të vështira për të zhvilluar. Por tek Laçi tre golat e fitores ndaj Vllaznisë mbajnë firmën e Lushkjes dhe dy golësh i sulmuesit Nigerian Kyrian Nuabueze. Dy gola të shënuar nga ana e tij javën e kaluar ndaj Teutës dhe përsëri dy gola të shënuar ndaj Vllaznisë. Janë 9 gola të shënuar në dhjetë javë kampionat. Një surprizë dhe veçori e këtij kampionati me këtë sulmues që siç duket do jetë deri në fund në top- listën e golashënuesve më të mirë. Pasaporta e tj sportive na lejon të themi se është 27 vjeç dhe ka lindur më 12 .11 .1992. Në vitin 2013 deri në 2019 ka lëvizur në 10 skuadra të ndryshme, duke nisur që nga vendlindja me skuadrën El-Camino Wartioors dhe deri sot tek Laçi. Në vitet e fundit janë dhe skuadra sllovene “Gorica”, ajo maqedonase “Pobieda” dhe kosovare “Drita”. Gjithsej deri tani tani në karrierë ka zhvilluar në 7 sezone 137 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola. Drejtuesit e Laçit në këto vitet e fundit janë shquar në përzgjedhje të sulmuesve të tillë. Më parë kanë pasur pjesë të tyre Rexhinaldon që shpall dhe golashënuesi më mirë në një sezon të kaluar. Ndoshta këtë gjë do bëjë dhe Kyrian Nuabueze këtë sezon tek Laçi. 9 golat e shënuar deri tani e nënkuptojnë këtë gjë. Luftëtari 0-3 Tirana! Ndoshta rezultat surprizë dhe i pa parashikuar me këto shifra Sentenca se “trajneri ri sjell motivin ndryshe” sic duket me Julian Ahmatajn ka ndikuar tek Tirana në këtë ndeshje. Shënojnë golat për bardheblutë Torrasa, Ngo dhe Hasani. Dhe e veçanta është se Torrosa e ka golin e parë për Tiranën, por janë nga të paktë që ky futbollist ka shënuar më parë edhe tek Partizani dhe Flamurtari. Luftëtari përsëri në krizë loje dhe rezultati dhe pret merkaton e janarit për të ndryshuar diçka. Tirana me lëvizjen e bërë në drejtim, kur pak ditë më parë largoi Memën dhe emëroi Ahmataj kërkon të gjejë vetveten më mirë. Kjo ndeshje e fituar kështu, ndoshta është piketa e parë e këtij trajneri që më së pari kërkon një Tiranë ndryshe në lojë, rezultat, mentalitet dhe objektiva. Gjithsesi ky është vetëm fillimi . Ndeshjet e javëve të ardhshme do të tregojnë më së miri Tiranën si skuadër dhe Julian Ahmataj si trajner. Këto ishin disa nga veçoritë dhe surprizat që na dhuruan tre nga pesë ndeshjet e para të fazës dytë . Sot Flamurtari-Skënderbeu dhe Partizani-Kukësi , ndoshta do sjellin veçori dhe detaje të tjera dhe së bashku me ato dhe një klasifikim më të plotë dhe më ndryshe. Ky kampionat i ka si refren të tij këto gjëra, ndaj nuk mund të vlerësohen më si surpriza të tij .