Moisi Dalipi: Skandal,30 minuta pa futboll!

575
Sigal

Kryendeshja e javës së dytë,e shumëpritura Tirana-Teuta është ndërprerë në minutën e 22′ për difekt të ndriçimit.Ky difekt ka zgjatur 30 minuta të pjesës së parë. Defekti është konstatuar në momentin ku nga Ana e gjyqtarëve është kërkuar ndezja e ndriçimit në stadiumin Selman Stermasi të kryeqytetit.Ka qenë një nga kullat e ndriçimit të pjesës veriore të stadiumit e cila rezultoi me defekti.Edhe pse nga oraganizatorët e ndeshjes bëhet me dije se defekti do të riparohej për 10 minuta,janë dashur plot 30 minuta që gjithçka të normalizohej.Për kujtesë themi se është hera e dytë në harkun e 3 viteve që ndodhin të tilla defekte në stadiumin Selman Stermasi.Kujtojmë këtu ndeshjen derbi të kryeqytetit Tirana-Partizani e zhvilluar në 1dhjetor 2016,ku ndeshja është ndërprerë në minutën e 63-të në rezultatin 0-0.Kjo ndeshje ka përfunduar me po këtë rezultatet ditën e nesërme 2dhjetor 2016 ku u luajtën minutat e mbetura.Të njëjtin fat ka pasur dhe ndeshja miqësore ndërkombëtare midis Gramozit dhe Realit të Madridit e zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa në 20 janar 2010,ku në fund të pjesës së parë ku rezultati ishte 2-1 për madrienët,një defekt i rëndë teknik zhyti impiantin në errësirë të plotë,jo ndeshja është mbyllur këtu.Duke u kthyer në ndeshjen Tirana-Teuta,pavarësisht rezultatit që prodhoi,30 minutat e defektit i ftohën muskujt e futbollistëve të të dyja skuadrave,por bënë që tifozët të kishin dyshime se ndeshja mund të ndërpritej përfundimisht.Gjithsesi defekti ngarkon me përgjegjësi orsnizatorët e ndeshjes,klubin Tirana si dhe delegatin e ndeshjes të FSHF,të cilët nuk kanë kontrolluar funksionimin e sistemit të ndriçimit përpara ndeshjes.

m.d