Interi rrezikon grupin e “ferrit”, Milani komod, njihuni me vazot e Champions League për sezonin 2022-2023

191
Sigal

Kampionatet më të mëdha europiane kanë përfunduar dhe tashmë UEFA ka bërë edhe ndarjen e vazove përkatëse për Champions League.

Në vazon e parë gjenden ekipet tejet të forta si Real Madrid, Bayern, apo edhe PSG. Nuk mungon edhe Milan, që u kurorëzua kampione, pas një sezoni të gjatë. Gjithashtu, spikat Frankfurt që fitoi Europa League.

Në vazon e dytë bie sadopak niveli i klubeve, kur përmendim Leipzig dhe Tottenham. Emrat që mund të frikësojnë këdo janë Liverpool, Chelsea dhe Barcelona.

Në të 3-tën është Interi. Zikaltërit janë të pafat, pasi gjasat që të ketë një short ferri janë të mëdha.

Vazoja e katërt është e dëshirueshme nga të gjithë, pasi përmban Celtic/Marseille dhe Clubbe Brugge. Shorti i Champions League do hidhet me 25 gusht.

Vazo 1: Real Madrid, Frankfurt, Manchester City, Milan, Bayern, PSG, Porto, Ajax.
Vazo 2: Liverpul, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico Madrid, Sevilla, RB Leipzig, Totenhem.
Vazo 3: Dortmund, Salzburg, Shakthar, Inter, Napoli, Sporting Lisbon, Bayer Leverkusen (Marsejë).
Vazo 4: Clubbe Brugge, Celtic (Marseille).