Një i ri shqiptar, është gjetur i vdekur brenda një makine në Itali. Raportimet e mediave italiane kanë raportuar mjeti tip “Volkswagen Polo” i tij është gjetur në anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.
Ka qenë një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar policinë pasi ka parë mjetin e ndaluar.
Sipas mediave italiane, viktima është 27 vjeçari Serxho Veizi.
Ndërkohë është ngritur edhe hipoteza e vetëvrasjes, por hetimet janë ende në vazhdim e sipër…
A është një vetëvrasje apo një vrasje?
E pamundur të thuhet, të paktën për momentin. Hetimet e agjentëve të Komisariatit të Taurisano janë ende në zhvillim e sipër.
Sipas policisë, i riu ka precedentë penalë të mëparshëm lidhur me botën e drogës, ndërsa në makinë i është gjetur edhe një armë.