Dje topi i futbollit filloi të lëvizë përsëri. Skuadrat e tre niveleve të futbollit shqiptar nisën garën për sezonin 2020-2021. Kështu Kategoria Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, dolën në fushën e lojës dhe luajtën ndeshjet e tyre të para për kampionatet e tyre të topkëmbës. Përtej rezultateve që prodhuan ndeshjet, dhe përtej faktit që shumë prej skuadrave ishin të detyruara të “emigronin” në kërkim të fushave për të luajtuar ndeshjet e tyre, ajo që shqetëson më shumë është çështja e “Luftëtarit” të Gjirokastrës. Skuadra e njohur gjirokastrite pak ditë më parë, pasi nuk është paraqitur në ndeshjen që do zhvillohej në fushën e saj për turin e parë të Kupës përballë “Elbasanit”, dje, nuk është paraqitur as në Pogradec, përballë skuadrës vendase në ndeshjen e parë të kampionanit për Kategorinë e Parë, për grupin B. Dhe mospraqitja në kampionat për “Luftëtarin” edhe mund të quhet e pritëshme se do të ndodhte kështu, edhe për faktin se, një ditë pas zhvillimit të ndeshjeve të turit parë të Kupës, Komisioni Disiplinës parë F.SH.F –ës, në vendimet e tij, në pikën 5 ka vendosur: “K.F. ‘Luftëtari’, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër F.K. ‘Elbasanit’, humbet ndeshjet në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me mospjesmarrje në sezonin e pasardhës të Kupës të Shqipërisë”.
Pa dashur të komentojnë vendimin e Komisionit të Disiplinës, ajo që bën përshtypje, qëndron në faktin se në ndeshjen e turit parë të Kupës, nuk është paraqitur as skuadra për ndeshje jo vetëm skuadra e “Elbasanit”, por as trupa e gjyqtarëve, as vëzhguesi, dhe as delegati ndeshjes. Nga ana tjetër, nga klubi i futbollit “Luftëtari”, ishin të mbyllura zyrat e klubit dhe stadiumi, duke lënë të nënkuptohej qartë se atë ditë nuk do zhvillohej ndeshje. Një pamje e tillë që të afronte atë ditë stadiumi “Subi Bakiri” i Gjirokastrës ishte sa trishtuese, po aq e frikshme për fatet e futbollit të kësaj skuadre në të ardhmen. Në fakt, në historinë 91- vjeçare të këtij klubi të krijuar në mars të vitit 1929, ndoshta nuk ka ndodhur kështu asnjëherë tjetër, por fakti dhe realiteti, i tillë dhe duhet pranuar ashtu siç po ndodh. Duke kërkuar të gjykojmë diçka më shumë rreth asaj që ndodhi me futbollin gjirokastrit ditën e diel në ndeshjet e turit parë të Kupës, të bën shumë përshtypje fakti që F.SH.F – ja, e dinte këtë gjendje të ekipit të “Luftëtarit” dhe në asnjë rast nuk kishte bërë të ditur asgjë. Jo shumë larg, por pak ditë më parë, po nga F.SH.F –ja, klubi futbollit “Lufëtari” ishte licensuar për të marrë pjesë në garat e kampionatit të Kategorisë Parë, madje ishte pjesë e skuadrave të grupit B. Një paradoks më vete ky fakt, kur dihet mirë që një skuadër futbolli që të licensohet për gara dhe kampionat duhet të plotësojqë disa kushte .Këtu lind dhe pyetja se:-Kur një klub futbolli nuk ka skuadër si mund të licensohet për të marr pjesë në kampionat ?Në fakt këto gjëra diheshin që dy muaj më parë, por dikush ka bërë të paditurin për ato që po ndodhin me futbollin në Gjirokastar dhe skuadrën e “Lufëtarit”.Por, si të mos mjaftonte kjo dje skuadra e “Lufëtarit” nuk është paraqitur as në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2020-2021 për Kategorin e Parë , për grupin B , për të zhvilluar ndeshje me skudrën liqenore. Vetëm dje paradite është bërë njohur ky fakt , ku burime të sigurta nga klubi bluzi i Gjirokastrës është thënë se “Skuadra jonë nuk do të paraqitet në Pogradec”. Kaq ëhtë thënë, ose më qartë, kaq është zyrtarizuar për të konfimuar mospjesmarrjen në ndeshje. Kështu, skuadra e “Luftëtarit” të Gjirokastrës i dorëzoi “armët” për të qenë pjesë e futbollit shqiptar. Natyrshëm që pas kësaj do ketë vendim tjetër nga Komisoni Disiplinës pranë F.SH.F.- së, ku nuk përjashtohet fare mundësia që skuadra e “Luftëtarit” të përjashtohet dhe nga Kategoria e Parë. Siç duket zhvillimet në vijimësi rreth çështjes “Luftëtari” do të diktojmë të sqarohen më mirë dhe reduktimi i kalendarit për tetë skuadrat e grupit B.
Duke kërkuar të analizojmë diçka më shumë, fenomenin e çështjes “Luftëtari”, duhet pranuar se ajo nuk lindi brenda këtyre ditëve të fundit, siç kërkojnë ta përmbyllin disa. Për hir të së vërtetës gjithçka ka filluar të ziejë që në muajin korrik 2020, kur skuadra ra në Kategorinë e Parë. Dorëheqja e trajnerit Neritan Novi dhe largimi nga skuadra e shumë futbollistëve ishin shenjat e para se futbolli tyre ishte drejt një kolapsi të plotë në çdo drejtim. Ish presidenti Halilaj që nuk e pranonte lehtë këtë gjë, por besonte se skuadra do merrte pjesë në kampionatin e Kategorisë Parë, madje thuhej se shumë shpejt do kthehemi në Kategorinë Superiore. Filluan dhe përgatitjet për sezonin e ri, duke afrur në skuadër futbollistë nga akademia e klubit dhe u mbajtën dhe futbollistë që një sezon më parë ishin pjesë e ekipit tyre. Në drejtim u afrua nga merkato trajneri serb Marko Jovanovic. Filluan seancat e para të stërvitjes dhe në 25 gusht 2020, trajneri serb Jovanovic është larguar nga skuadra duke lënë pas këtë deklaratë zyrtare ku thuhet: “Kam vendosur të largohem nga Luftëtari për arsye personale, por edhe për shkak të problemeve që ka klubi. Dua ta falënderoj klubin gjirokastrit dhe gjithmonë do ta ndiej si klubin tim, ndoshta në të ardhmen mund të jemi sërish bashkë. Uroj që Luftëtari të kalojë çdo problem dhe të ndërtojë një ekip të mirë për të ardhmen. E di që kjo do të ndodhë. Luftëtari është një klub me histori të madhe dhe jam i lumtur e krenar që kam qenë pjesë e tij. Në këtë moment nuk mund të bashkëpunonim. Ambicia ime është që gjithmonë të bëj më të mirën. Unë kthehem për një ‘Luftëtar’ që të synojë Superioren, por nuk mund ta bëj këtë në këtë situatë”, -ka thënë trajneri Jovanoviç. Kështu trajneri serb i cili qëndroi vetëm disa ditë në krye të ekipit jugor, duke u marrë kryesisht me seleksionimin e të rinjve, duke parë situatën, pas miqësores me Këlcyrën, Jovanoviç u kthye në Serbi. Në atë kohë tha se do të vizitonte gjyshen e sëmurë, por u kuptua se largimi i tij kishte të bënte me situatën në skuadër.
Ai priti zhvillimet te ‘Luftëtari’, që në fakt ishin në sensin negativ dhe tashmë kanë ardhur deri në atë pikë sa që duken në një udhë pa krye. Pas kësaj në skenë del ish trajneri njohur gjirokastrit Mustafa Hyski i etiketuar si “kamerdarja” e shpëtimit, do të drejtojë projektin e rindërtimit. Ku do të sqaronte gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e futbollit gjirokastrit kur thoshte :”“Jo më larg se dy ditë më parë komunikova me profesor Hito Hitajn, për të cilin fjalët janë të tepërta. Prej tij mora udhëzimet e duhura për mënyrën si do të operohet për vazhdimësinë. Mendimet dhe idetë e tij do jenë për mua “busull” orientimi për ringritjen e Luftëtarit. Për ekipin e parë prezantimi në garë është mision i vështirë, nuk kemi asnjë mundësi. Jemi të fokusuar në ringritjen e tij, në pritje të vendimit të organeve të drejtësisë. Brenda muajit janar, gjithnjë duke marrë në konsideratë zgjidhjen e kontratave me lojtarët e rinj, kryesisht të moshës 19 dhe 20-vjeçare që kanë nënshkruar me ekipe të Qarkut të Gjirokastrës. Sa i përket përfaqësimit në garë të ekipeve zinxhir, nga FSHF-ja kemi marrë të drejtën e përfaqësimit në kampionat për ekipet U13, U-15 dhe U-17. Është për të ardhur keq shkrirja e ekipit U-19. Prej ditësh po kontaktoj me trajnerët e këtyre moshave dhe njerëz që për fanellën e Luftëtarit kanë dhënë shpirtin në fushë. Duam apo s’duam, Luftëtari me dhimbje dhe sforco do të ringrihet. Prioritet do të jetë akademia e ‘Luftëtarit’, ku nuk do të ketë më një trajner të vetëm edhe për moshat. Teknikisht, një trajner i vetëm s’mund të bëjë asgjë. Nga kjo akademi do të rilindë dhe Luftëtari i projektit tonë”, u shpreh Mustafa Hysi, ish-trajneri i Luftëtarit.Por sherret e vjetëra midis ish prsidentëve Tavo dhe Halilaj duket se ndikuan për keq tek skuadra gjirokastrite, duke bërë që të dalë në skenë krybashkiaku Flamur Golemi që pak ditë më parë do të deklaronte: “Nuk dua të ndalem në hollësira dhe histori gjyqesh, pasi gjithçka u ka kaluar organeve të drejtësisë. Janë këto organe që do të zbardhin gjithçka rreth menaxhimit të ekipit. E rëndësishme është të ringremë ‘Luftëtarin’. Ndoshta jemi pak me vonesë, por procedurat ligjore na privonin të drejtën për të ndërhyrë më parë. Megjithatë, ne do ta ringremë ekipin, do t’ia rikthejmë qytetit me të gjitha mënyrat. Në situatën aktuale gjithçka do të fillojë nga e para dhe ‘Luftëtari’ do të ketë prioritet të vetëm akademinë. ‘Luftëtari’, nisur nga situata e krijuar, ndoshta s’do të përfaqësohet në Kategorinë e Parë, do të zbresë edhe në Kategorinë e Dytë apo të Tretë, por jam i bindur se do ketë një perspektivë 5-vjeçare të ndritur.
Ekipi do të përfaqësohet me logo tjetër, me emrin “AF Luftëtari”. Brezat që kanë dhënë shpirtin në fushë në të shkuarën do të jenë pjesë aktive e Luftëtarit, vetëm e vetëm që emrat legjendë të ekipit të mos harrohen. ‘Luftëtari’ do të ringrihet dhe të gjithë duhet të vendosim një gur të fortë në themelin e fortesës që duam të rindërtojmë”, tha Golemi. Nga burime mësohet se krybashkiaku gjirokastrit dhe institucioni që ai drejton ka kallëzuar penalisht presidentin Bekim Halili, si edhe ish-presidentin Grigor Tavo dhe ish-kryebashkiaken Zamira Rami për shumë shkelje, që sipas tyre kanë ndodhur në klubin e futbollit vitet e kaluara. E thënë më qartë, gjithçka tek klubi “Luftëtarit” është në një kaos të vërtetë. Kështu skuadra me histori që në vitet 1976-1977 mori pjesë në Kupën Ballkanike, skuadra bluzi që dy sezone më parë mori pjesë në Kupat e Evropës, tani është duke falimentur plotësisht. Por jo vetëm kaq, por ky qytet që ka prodhuar futbollistë të nivelit lartë kombëtar dhe ndërkombëtar si Braho, Kalluci, Seiti, Caro, Millo, Xhumba, Bellaj e të tjerë po mbetet pa skuadër, pa futboll. Kështu në një farë mënyre “Luftëtari” po dorëzon “armët” e fushës të futbollit.























