Moisi Dalipi: Laçi i Shpëtim Duros është në krye të Superiores

257
Sigal

Në shkrimin  sportiv të botuar nga gazeta “Telegraf” në javën përmbyllëse  të ndeshjeve për fazën e  dytë të Kategorisë Superiore, ndër të tjera ishim shpehur se : “Kundështari më serioz që mund t’i marri Vllaznisë  kryesimin  në një nga javët e ardhshme parashikohet skuadra  e Laçit e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro”. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Jo shumë larg, por  vetëm   gjashtë javë më pas , ose e  thënë më qartë  tani kur kemi lënë pas  javën e 24 –të  të Superiores . E   hodhëm si mendim prognozë mendimin e vërtetuar tashmë  në fakt, pak më shumë  se  një muaj  më parë  edhe pse dikush rrudhi buzët dhe nuk i pëlqeu fakti se Laçi  në atë javë  më 5.02.2021, regjistronte fitoren e rradhës  me trajnerin Shpëtim Duro , ku me atë  rezultat 1-2 , ju ka  shkaktuar humbjen  e tretë shkodranëve deri në atë javë kampionati   dhe që  e përkthyer  ndryshe ishte fitorja  e dytë për bardhezinjët laçjan ndaj Vllaznisë  këtë sezon .Më parë ata  e kishin marrë  një  sukses të tillë në përballjen në fushën e tyre  në ndeshjen e javës 9-të më 19 dhjetor 2020 ku patën fituar me rezultatin 1 me 0,me atë të gol të artë të Xhixhës. Gjithsesi u ndalëm pak  gjatë këtu , jo vetëm për atë se këtë javë Vllaznia lëshojë kryesimin e kampionatit pas plotë 23 javëve kryesim duke treguar vlerat e saj të padiskutushme  , por dhe për atë se  ky kryesim nuk shkoj  në Tiranë   , për Partizanin  ose “Kukësin “  e kryeqyetetit  ,  sic  e kishin   menduar “ tifozët” e specializuar të emisioneve sportive , por diku  në rrugën veriore që të dërgon drejt Shkodrës , në  qytetin e vogël sportiv të Lacit .

Një “oaz” i bukur sportive,  ky  qyteti Lacit në këto  30  vjetët e fundit që është bërëv pjesë e Superiores , në një farë  mënyre  ka qënë një “shtëpi” për futbollistët dhe trajnerët shkodranë ndër vite. Mjafton që në këtë qytet të  përmendësh  emërin  e trajnerit Armando  Cungu dhe për gjithëcka që ka  të  bëjë me fjalën sukses në futboll e merr përgjigjen  edhe në gjuhën shkodrane. Pra  , pa e tepruar tashmë gjithëçka është e qartë , Laçi  i ka marrë Vllaznisë  vendin e parë  në klasifikim  me plot meritë. Dhe kjo është një arsye më shumë për të besuar tek kjo skuadër, sepse në krye ka një trajner si Shpëtim Duro që ka përvojë dhe e di mirë se  si fitohet  titulli kampion Dhe për të  qënë më konkret  ne  vendosim përpara  rezultatet  e kësaj  jave dhe klasifikimin  që kërkon të thonë se :

Kategoria Superiore – Java 24
        

Vllaznia 1-2 Bylis

(Dilaver 14`/ Spahiu 76`,Antoni 93`(11m)

Kukësi 1-1 Apollonia

(Ibrahimi 46`(11m)/ Gjata 86`)

Skënderbeu 0-2 Laçi

(Mazrekaj 75`, Shehu 75`)

Tirana 1-2  Partizani

(Hoxhallari 39`/ Belica 29`, Bardhi 59`)

Teuta 0-0 Kastrioti

Klasifikimi Kategoria Superiore

1 .Laçi                     24     44  pikë
2. Partizani            24    42  pikë
3.Teuta                   24     42  pikë
4.Vllaznia               24     42 pikë
5.Tirana                  24    35 pikë
6.Kukësi                 24    32 pikë
7.Kastrioti               24     29 pikë
8. Bylis                     24     22 pikë
9.Apollonia             24    17 pikë
10.Skënderbeu     24    16 pikë

Kështu ,  kjo javë solli “përmbysjen” në kryesim  , sepse ajo humbje e Vllaznisë  1-2 në fushën e saj  ndaj Bylisit  na  ka detyruar të bëjmë  riklasifikimin dhe ta pranojmë se Vllaznia me 42 pikët është në vendin e  katërt  , po aq  pikë sa ka dhe Partizani dhe Teuta   që po me 42 pikë ndaj midis tyre vendin  e dytë dhe të  tretë. Dhe është  formurar  kështu “bllok” tre palësh me Partizanin , Teutën dhe Vllazninë  , që janë  në ndjekje të kryesusëve të të rinjve të kampionatit , skuadrës simpatike të  Laçit. Duke dashur  tju japin të gjitha skuadrave atë që meritojnë  në të  pesë  ndeshjet e zhvilluara me  komentet  përgjithësuese  me shumë do thoshnin vetëm këto fjalë të radhitura më poshtë . Kryesfida e kësaj jave, derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani përfundoi me fitoren e të kuqve me rezultatin 1-2, ku pas kësaj sfide bardhëblutë renditen në vendin e 5 në kuotën e 35 pikëve, ndërsa “demat” klasifikohen në vendin e dytë në kuotën e 42 pikëve. Vllaznia humbi në shtëpi me përmbysje nga Bylisi me rezultatin 1-2, teksa pas kësaj disfate skuadra shkodrane zbret nga kreu dhe shkon në vendin e 4 në kuotën e 42 pikëve, ndërsa skuadra ballshiote renditet në vendin e 8 në kuotën e 22 pikëve. Laçci triumfon në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2 teksa parakalon Vllazninë dhe renditet e vetme në krye në kuotën e 44 pikëve, ndërsa Skënderbeu ende nuk po sheh dritë teksa klasifikohet e fundit teksa grumbullon 16 pikë. Teuta dhe Kastrioti ka përfunduar barazim pa gola, ku skuadra durrsake renditet në vendin e 3 në kuotën e 42 pikëve po aq sa Partizani dhe Vllaznia, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 7 në kuotën e 29 pikëve. Kukësi ka barazuar 1-1 ndaj Apolonisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku verilindorët pas këtij barazimi renditen në vendin e 6 në kuotën e 32 pikëve, ndërsa skuadra fierake klasifikohet në vendin e parafundit duke grumbulluar 17 pikë.

 

Është mbyllur në barazim pa gola sfida e fundit e javës së 24-t të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Kastriotit. Durrsakët kanë humbur shansin e artë, për të marrë 3 pikë në këtë takim dhe për të kryesuar së bashku me Laçin. Një pjesë e parë e vakët për të besuarit e Edi Martinit, që nuk kërcënuan asnjëherë portën e Hidit, teksa “Djemtë e Detit” u treguan më kërkues në pjesën e dytë, kryesisht në 20 minutat e fundit, por pa mundur të zhbllokojnë sfidën. Me këtë barazim,  i cili ishte i 12-ti në kampionat, Teuta barazoi me pikë Partizanin dhe Vllazninë ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 7-të me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8-të. Duke kërkuar diçka më  shumë  në  kronikat e ndeshjeve rezulton se Vllaznia nuk di të fitojë dhe në fushën e saj , duke u ndalur  edhe nga Bylisi, i cili e ka suprizuar në “Loro Boriçi”. Fitojnë  miqtë nga Ballshi   me përmbysje me rezultatin 1-2. Vllaznia e nisi mirë takimin, e cila kaloi e para në avantazh në minutën e 14‘ pas golit të sulmuesit kryesor të shkodranëve Haris Dilaver. Skuadra e Dovedan barazon shifrat në minutën e 75’ me autor Renato Spahiun dhe më pas në minutën e 90+4‘ skuadra  mike  realizon golin e avantazhit  me Antoni Bejin me 11-metërsh. Hap fals përsëri për skuadrën e trajnerit  Tomas  Brdariç  që  edhe përse mbante kryesimin  në  9 javë kampiont kishte  marr  vetëm 7 pikë.Ky fakt i detyroi drejtuesit të bëjën dhe  shkarkim të trajnerit vetëm për 12 orë , sepse  më   pas  në një takimi të  drejtuesve të klubit  me lojtarët , kanë  qënë ata  që nsistuar se nuk është faji i trajnerit, por është faji i tyre   ndaj kanë kërkuar  që që trajneri Tomas Brdaric  të  vazhdojë  detyrën e vet në krye të skuadrës .Por kjo  javë solli  një tjetër rezultat negativ për Kukësin. Skuadra e Mirel Josës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Apolonisë. Një përballje ku nuk mungoi kartoni i kuq, penalltia si dhe golat. Kukësi  mbeti fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit në minutën e 42-të,ndërkohë që  Ibraimi shënoi me penallti në shtesat e pjesës së parë. Në pjesën e dytë , fierakët ishin më kërkues,  ku dhe  gjetën barazpeshën në rezultat  në minutën  e 86`, me auto gol të Mario Gjatës. Ky ishte barazimi i katërt radhazi për Apoloninë dhe ndeshja e 5-të radhazi pa fitore për Kukësin.  Laçi nuk ka zhgënjyer aspak teksa ka mposhtur në transfertë Skënderbeun me rezultatin 2-0. Kurbinasit kanë zhvilluar një pjesë të dytë shumë të mirë, për të marrë tre  pikët e arta, që i ngjit ata në vendin e parë të renditjes me 44 pikë,  ose thënë më qartë me 2 pikë më shumë se Partizani , Teuta dhe  Vllaznia. Ndërkohë Skënderbeu mbetet në fund me 16 pikë, 6 pikë më pak se Bylisi i vendit të 8-të. Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kishin raste shënimi, po nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Pjesa dytë ishte krejtësisht ndryshe, teksa në minutën e 58’, Mentor Mazrekaj me një gjuajtje nga goditja e dënimit ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke i ardhur në ndihmë edhe muri mbrojtës, ndërsa në minutën e 75’, Julian Shehu shfrytëzoi në maksimum një lëvizje perfekt të Mustës.Teuta përndiqet nga mallkimi i barazimeve në shtëpi, teksa sot ka dalë 0-0 kundër Kastriotit. E nënta herë që “Djemtë e Detit” nuk fitojnë në shtëpi, një rekord negativ që u hoqi mundësinë të barazonin Laçin me pikë në krye të renditjes. Me këtë barazim Teuta  i bën “shoqëri” Partizani dhe Vllaznia numërojnë nga 42 pikë. Në këtë duel Kastrioti rezistoi dhe madje mund të kishte shënuar që  në pjesën e parë, kur  Rezi provoi në minutën e 31-të. Teuta u mundua shumë dhe rastin më të mirë e kishin kur Çela devijoi një top, që u ndal nga portieri Hidi. Ky barazim duket që  kënaqi më shumë krutanët e trajnerin Nderu .Tirana 1-2 Partizani.  Kësisoj Partizani fiton  “derbin “ numër 160 të kryeqytetit. Një autokritikë kjo e skuadrës së kuqe të kryqytetit  pas asaj humbje të javës së kaluar me korcarët , ku dihet tashmë që partizanasit humbën rastin më mirë  për të marrë kryesimin dhe pse jo  me fitoren e “derbit” të bënin shkëputjen. Një ndeshje e bukur kjo  që për nga rradha  është “derbi” numër katër i kryeqytetit që zhvillohet  me protokollin sanitar  anti Covid-19. Pjesa e parë është barabartë në lojë dhe rezultat, ku shifrat japin  një barazim  1-1 me golat e mbrojtësve Belica  në minutën e 29` dhe Hoxhallari  në 39`. Në pjesën e dytë është rradha e sulmuesit Jurgen Bardhi që me golin  e shënuar në minutën e 59` fikson fitoren për Partizanin. Reagimi bardhëeblu nuk ndryshon asgjë , duke bërë që Tirana të  regjistrojë humbjen e 68-të në bilancin e ndeshjeve  “derbi” midis këtyre dy skuadrave. Në mesjavë Superiorja zhvillon me një takim  ndeshjet çerek  finale të Kupës , kurse në fund të javës dhe ditën e hënë të javës së ardhshme  ndeshjet e  javës të 25 –të për kampion ,do të kemi këto ballafaqime.

 Çerek-finalet e Kupës së Shqipërisë
Dinamo – Skënderbeu    ora 13:00
Laçi – Partizani   ora 13:00
Teuta – Kukësi   ora 16:00

Vllaznia – Korabi   ora 16:00

Ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore

E dielë, 21 mars 2021

Bylis-Teuta  ora 13:00
Kastriot-Vllaznia  ora 13:00
Laçi-Tirana  ora 13:00
Partizani-Teuta  ora 16:00

E hënë, 22 mars 2021

Apollonia-Skënderbeu  ora 13:00

 “Në derbi ishim ne superiorët”/ Ilir Daja: Lufta për titull kampion është e hapur

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shfaq tepër entuziast pas fitores, që “demat” e tij arritën në derbin e së shtunës ndaj Tiranës. Në pronocimin për mediat pas ndeshjes Daja u shpreh se,- “Mbas 2-3 rezultateve pozitive, vimë te një ndeshje kyçe, që është ndeshja më e fortë e kampionatit shqiptar. Në derbi rëndësi ka të fitosh ndeshjen. Ne përveç se fituam, ishin në superioritet karshi kundërshtarëve.”  “Partizani e ka rivalitetin me Partizanin. Në mënyra të ndryshme do të vlerësoja 3 rivalet, që kanë karakteristika të ndryshme. Shkodra është më agresive në sulm dhe ka më pak ekulibër në mbrojtje. Po të njëjta gjëra do të thoja për ekipet e tjera. Nuk do ta përmendim fjalën kampion, pavarësisht se jemi në luftë. Minimalisht duhet të jemi në Kupat e Europës. Llogaritë bëhen në fund të kampionatit.”,- në këtë mënyrë u shpreh Ilir Daja për rivalitetin mes ekipeve të 4 vendeve të para për titullin kampion.

Shpëtim Duro i kënaqur me arritje e kryesimit: Përballja me Partizanin është diçka tjetër

 

Mesditën e së shtunës, ekip i Laçit i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro triumfoi 0-2 në transfertën kundër Skënderbeut, fitore e cila i dha kurbinasve mundësinë të ngjiten në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. “E kisha thënë edhe më parë që do jetë një ndeshje e vështirë. E kisha më shumë frikë këtë ndeshje, por kur shënohet goli bëhet edhe më e thjeshtë. Skuadra ishte mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi e dimë që Skënderbeu është një skuadër e fortë. Me Partizanin treguan një formë shumë të mirë, kanë lojtarë të shkëlqyer, e kemi parë gjatë këtij sezoni. Rrapaj është një talent i mirë. Me Partizanin është një ndeshje tjetër. Kampionati ka edhe 12 ndeshje të tjera.  Kur je në vend të parë dhe ke dominuar skuadrat kryesuese, pse të mos shpresojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk ka mbaruar asgjë.”,- shpjegoi Duro me fjalë të thjeshta ecurinë e Laçit deri më tani dhe rivalitetin e kurbinasve me “demat” kryeqytetas.