“Këlyshët e Ndraghetës”, Meta: Nuk lejoj instalimin e një junte. Iu kanë hedhur gaz nënave dhe fëmijëve, populli do i dalë zot vendit!

273
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, deklaroi se pushteti aktual është palë me horrat dhe banditët.

Meta thekson se ky pushtet është fashist, duke shtuar se shqiptarët nuk do të lejojnë që të qeverisin këlyshët e Ndraghetës.

“Gazetarët të mos i qëndrojnë Ramës afër kur bëjnë pyetje. Komisioni i Venecias flet qartë për raportin mes qeverisë dhe medias. Janë raporte skëterrë. Këtë regjim mediatik të gënjeshtërt, populli shqiptar e ka kuptuar dhe më 25 prill do të vijë liria e popullit. Treni i demokracisë nuk ndalet. Po bëhet gjithçka që të provokohet opozita, që të mos hyjë në zgjedhje. Po nëse nuk është presidenti aty, çfarë ndodh. Ju e dini se te bregu i Lumit, në Astir.

Ky është fashizëm. I kanë hedhur gaz nënave dhe femijëve. Nuk lejon Meta instalimin e një junte. Presidenti do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat”, tha Meta.