Sfida e trajnerit të ri të Flamurtarit
Moisi Dalipi
Me nje shpejtësi të jashtëzakonshme është përhapur dje mbasdite në Vlorë lajmi sportiv se drejtimin e skuadrës të Flamurtarit do marri specialisti vlonjatë Gred Haxhiu. Shumë përshëndetje , urime dhe diskutime rreth kësaj iniciative të marr nga ky njeri në moment tepër të vështirë që po kalon në këtë prag sezoni skuadra e Flamurtarit për shkak të krizës të fortë financiare që po kalon. Gjithsesi në të gjitha komentet dhe diskutimet e përbashkëta qëndron në atë se të gjithë e pranojnë se Gerd Haxhiu që ka pranuar këtë sfidë për të drejtuar Flamurtarin në një moment kur të gjithë po braktisin nuk e bën për karrierë , por thjesht si një veprim fisnik për Vlorën dhe historinë që ka Flamurtari. Në pronocimin e parë e të bërë mbrëm eskluzivisht për gazetëen “Telegraf” ai u shpreh :Më dhimbsen shumë vuatjet që po kalon këto muajt e fundit Flamurtari. Nuk është moment të bëjnë analizën për gjëndjen e krijuar , por duhet punë dhe përkushtim për ta nxjerr nga kjo gjëndje. Babai , vëllai dhe unë kemi pjesën e jetës tonë tek ajo skuadër si futbolist dhe drejtues , ndaj vendosa dhe mora drejtimin e Flamurtarit. Është sfida më e vështirë e jetës time , por do tja dal mbanë duke synuar që Flamurtari të mbijetojë në sofrën e më të mirëve në Kategorinë Superiore “.Një pronocim I thjeshtë , por që nënkupton qartë fisnikërinë e veprimit të familjes të vjetër vlonjate Haxhiu e cila që nga vitet 1920 me Osman Haxhiun si krybashkiaku i parë i Vlorës dhe patriot , me “Mjeshtrin e Madh “ futbollistin dhe specialistin e njohur Mexhit Haxhiu që i bëri sfidë diktaturës fal talentit të tij sportiv kanë treguar se në momentet më vështira i janë ndodhur pranë skuadrës , qytetit dhe historisë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe , sepse sporti dhe veçanërisht futbolli në familjen Haxhiu është një fe më vete me të gjitha vlerat e saj.Mexhit-Samir-Gerd Haxhiu , një trinom familjar të lidhur që në vitin 1960 me Flamurtarin me lojtarin e kalibrit Mexhit Haxhiun , për të vazhduar në vitet 1987 me futbollstin Samir Haxhiu dhe në vitet 1990 kur ishte vetëm 18 vjeç Gerdi Haxhiu do vishte fanellën aq të dashur të familjes tyre Flamurtarit .Por jo vetëm kaq , në portretin e kësaj familje futbolldashëse në periudha të ndryshme kjo treshe simpatike do ndihmojë fuqishëm në trajnimin e futbolistëve vlonjatë duke prodhur me dhjetra futbollistë të talentuar në vite . Tashmë rikthimi tek Flamurtari i tij i dashur , ku përveç të tjerave Gerd Haxhiu ndihen fortë dhe detyrën qytetare për të punuar me përkushtim, ndaj dhe thotë :. “Situata është shumë e vëshirë në të gjitha drejtimet dhe fillimi kampionatit është shumë afër. Të gjithë duhet të më mirëkuptojnë kjo detyrë e marrë në këtë situatë është sfidë për mua si trajner , për skuadrën që do përfaqësoj Flamurtari dhe për vetë qytetin tonë .Le të shpresojmë të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë për Flamurtarin “- Duhet pranuar se koha që është në dispozicion deri në fillimin e kampionatit të sezonit 2019-2020 është e limituar , por që nuk e tremb këtë specialist të përkushtuar me punën dhe dashuruar fortë me qytetin dhe Flamurtarin . “Tek Flamurtari dhe për qytetin tim punojë me shumë qejf dhe përkushtim. Opinoni sportivë në Vlorë dhe më gjerë e ka mirëpritur këtë rikthim në drejtim të Flamurtarit të trajnerit Gerd Haxhiu ndaj dje me një zë të gjithë uronin : Të gjithë bashkë për Flamurtarin tonë të dashur në sezonin e ardhshëm 2019-2020.