Miqësoret e verës, edhe Gjimshiti bën “bomberin” për Atalantën

204
Sigal

Berat Gjimshiti e nis këtë edicion si i padiskutueshëm në prapavijën e Atalantës. Klubi i tij ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur për mbrojtësin kuqezi, pasi e sheh atë si një lojtar i cili do të jetë përsëri një nga shtyllat e skuadrës së Gasperinit.

Trajneri, pasi ka parë Gjimshitin në mbrojtje, insiston prej kohësh që ai të dalë më shumë në sulm për të shfrytëzuar aftësi që ka para portës. Ndaj që në miqësoret e para sezonale të fazës përgatitore, Gjimshiti ka tentuar shpeshherë të bëjë inkursione nga prapavija teksa në ndeshjen e djeshme kundër Gambaronjo Kuntone, ai ka tundur edhe rrjetën.

Në sfidën e përfunduar me shifrat 12-1, Gjimshiti shënoi golin e 9 të sfidës pas një aksioni që e nisi vetë dhe ku kombinoi mjaft mirë me Zapata për të dalë para portës kundërshtare dhe për të çuar topin në rrjetë. Një sinjal se në këtë vit ndoshta do të shohim një Gjimshiti pak më ndryshe nga ai i të kaluarës, me mendjen edhe te sulmi në radhët e skuadrës bergamaske.