Miosi Dalipi: “Kampionët” e dimrit rikthehen në krye

544
Sigal

 

-Kastrioti kryeson i qetë  në grupin A , kurse Pogradeci  rikthet në krye në grupin B –

Kjo javë  e Kategorisë  Parë ka sjell si zhvillim të saj  faktin , se Kastrioti  në grupin A e ka ruajtur kryesimin edhe pse nuk ka zhvilluar ndeshje pas “pushimit” të detyruar për shkak të përjashtimit nga gara të Shkumbinit.Në grupin B   , ndodh “rokada” në kryesim  , ku pas një jave kampionati rikthehet si kryesues Pogradeci. Dhe ndodh kështu , sepse  fitorja  1-0  e “Orikut” ndaj myzeqarëve të Lushnjës, ka sjell zbritjen e tyre nga froni kryesimit.Gjithsesi dhe kjo javë  ka sjell detaje që po shoqërojën dhe këtë kategori të  futbollitr shqiptar.Kështu në grupin A  janë larguar nga  drejtimi  trajneri Burrelit Alcani dhe ai i  Korabit Bubeqi. Në grupin B  , ka kontesime  dhe shumë ankesa për  gjyqtarët.Dhe janë presidenti Turbinës , Gjoka , trajneri Besës Magani dhe ai i Lushnjës Gjyla që i shikojën lënien e pikëve të skuadrave të tyre   si pasojë e gjykimeve aspak profesionale. Gjithsesi le të gjykojëm dhe analizojëm ndeshjet ka rezultatet e arritura të kësaj jave .Kështu në grupin A  kemi :

  JAVA  E 14-të, GRUPI A                            

 

Egnatia 0-0 Veleciku

Besëlidhja 1-0 Tërbuni

Shënues:Gjorgjevic 57`

 

Korabi  1-2 -Burreli

Shënues:Predi 27`/ Fikaj 32`,64`

 

Erzeni 0-1 Dinamo

Shënues :   Kolgega 70`

 

Kasrioti –Pushim

KLASIFIKIMI Grupi  A

1.Kastrioti      29 Pikë

2.Besëlidhja      25 Pikë

3.Burreli              21 Pikë

  1. Korabi 19 Pikë

5.Erzeni            18 Pikë

6.Egnatia           14  Pikë

  1. Tërbuni 10 Pike

8.Veleciku        9 Pikë

9 .Dinamo        8  Pikë

Shënim    Shkumbini është përjashtuar nga aktiviteti , ndërsa pikët ndaj këtij ekipi zerohen

 

Kjo ka  qënë javë me një mesatare të golave të shënuar  aspak e kënaqshme.Në ndeshjen Egnatia –Veleciku nuk ka gola, por vetëm superioritet I skuadrës vendase    , që krijon volum loje dhe  raste ,por nuk di të shënojë në portën kundërshtare.Përvec faktit që miqët koplikas në këtë ndeshje morën një pikë me vlerë në ndeshje trasnferte duke shpresuar tek  arritja e mbijetesës , për vendasit këto pikë të lëna në fushën e tyre , po ju kushtojën shumë për  pozicionin që kanë në klasifikim.Edhe pse janë dicka të diferencuar nga vendi fundit , duhet pranuar se cdo javë sjell supriza në rezultate dhe renditje .Besëlidhja fiton ngusht në fushën e saj  1-0 me Tërbunin dhe I afrohet kryesueses Kastriotit. Lezhjanët pasi arritën të bëjën suprizën në mesjavë në ndeshjen e parë të Kupës , duke fituar 3-0 ndaj Partizanit , në këtë ndeshje kampionati kanë administruar  me kujdes golin me vlerën e tre pikëve të  shënuar nga Gjorgjevic. Nga ana tjetër Tërbuni që po lufton fortë për marr pikë për mbijetesë edhe në ndeshje të tilla , nuk po gjen vetveten me këtë skuadër të riformatuar për pjesën e dytë të kampionatit . Korabi 1-2 Burreli! Kjo ka qënë ndeshja e këtij grupi që në një farë mënyre solli të papriturat e saj .Dibranët humbasin në fushën e tyre jo vetëm ndeshjen , por dhe trajnerin Dorjan Bubeqi që  ka dhënë dorëheqjen pas kësaj ndeshje. Një krizë e thellë tani së fundi kjo për Korabin , që me sa duket është dorzuar për kapur vendet e para në grup dhe tani duhet të bëjë llogari dhe mbijetësën .Burreli nga ana e tij e drejtuar nga zvdëstrajneri Hoti, arriti që marr tre pikë  me shumë vlerë duke u  vendin e tretë në klasifikikm.Erezeni dhe Dinamo janë përballuar fortë në ndeshjen e tyre të rradhës të zhvilluar në Shijak ,  ku Dinamo  ka gjetur fitoren e dytë deri tani,  me  shumë vlera morale për menduar sigurimin e mbiejtesës pas krizës të fortë që po kalojën këtë sezon .

Java  e ardhshme do jetë  jo pak rëndësi për rezultatet që do prodhojën , por dhe për renditjen qaë mund të  ketë ndryshime.Dhe  ndeshjet janë këto:

 

 JAVA E 15 –TË /GRUPI A

08.02.2020

BURRELI-KASTRIOTI

TËRBUNI –VELECIKU

DINAMO-KORABI

ERZENI-EGNATIA

BESËLIDHJA –Pushim

Në grupin B  ,duket  qartë  se gara për të  kapur kryesimin është shumë e fortë.Pogradeci ,Apollonia dhe Lushnja  formojën kësisoj  “trion” e fortë  të këtij grupi , të cilat të vendosura në korsin e kryesusëve do garojën deri në javën e fundit të kampionatit për kapur objektivat e tyre , që tashmë ndihen janë ngjitja në grupin  e më të mirëve  të futbollit tonë.Dhe meritë për këtë garë të hapur kanë jo vetëm këto skuadra , por dhe kundështarët me të cilët  ato përballen. Këtë rradhë kjo merit  shkon për skuadrën bregdetare ytë Orikut që me fitoren 1-0  ndaj Lushnjës ju ka hapur rrugën Pogradecit dhe Apollonisë të vendosen  në krye .Liqenorët pogredecar janë rikthyer kështu kryesues , pasi kanë bërë detyrën  e tyre me fitoren ndaj Elbasanit.Rezultatet dhe klasifikimet është si më poshtë:

 

                                  JAVA  e 14-të , GRUPI B

Pogradeci 3-0 Elbasani

Shënues:Jahaj 29` (p),Shytaj 64`,75`

Oriku –Lushnja

Shënues: Gjinaj 27`

Devolli 2-1Turbina

Shënues :Cela 68`.Mota 90`/Levedi 73`

Besa0-0 Iliria

Apollonia 5-1 Shënkolli

Shënues :Gjata 13`,Zaimaj18`,Mehmeti 46`,Ymeraj, Krasniqi 90`  / R.Danaj 55`

 

KLASIFIKIMI  GRUPI  B

1.Pogradeci      30 Pikë

  1. Apollinia 29 Pikë

3.Lushnja       28 Pikë

4.Besa           21  Pikë

5.Devolli      19  Pikë

6.Oriku        18 Pikë

  1. Iliria 16 Pike

8.Shënkolli   14 Pikë

9.Turbina       11  Pikë

10.Elbasani   10 Pikë

 

Skuadra pogradecare e drejtuar nga trajneri Abazaj  nuk fal  në fushën e saj , duke mos pranuar asnjë rezultat tjetër përvec fitores.Këtë detyrë re ka kryer më së miri edhe në ndeshjen ndaj Elbasanit , duke mos u kursyer në  golat e shënuar në portën e lundërshtare.Tre gola të shënuar , për tre pikë për kryesim. Kapteni Jahaj  në 29` me penallti dhe  dygolshi  Shytaj në  64` dhe 75` janë “orteku” pogradecar që ndëshkon keq Elbasanin që në këtë ndeshje kishte premtuar për të marr pikë.Mosha e re e ekipit elbasanas sic duket nuk ka pasur forcën e duhur për të përballuar skuadrën  plotë ambicje të liqenorëve . Pas disa ndeshjeve jo fortë poZitive “Oriku” rikthet tek fitorja në fushën e tij.Dhe kur fiton ndaj një kundërshtari si Lushnja që nuk ka njohur humbje në asnjë rast përball bregdetarëve ,  kjo fitore  me  më shumë vlerë.Gjithsesi  goli Gjinajt në 27`  , ishte  “autokritika “ më e mirë për  skuadrën e “Orikut” .Ndeshja ka qënë e hapur deri në fund , ku mbreda kronikës saj kishte dhe enigmën e skuadrës fituese. Ja dolën mban vendasit që me tre pikët e fituara kaluan atë “minikrizë” të mungesës të rezultateve pozitive. Nga ana tjetër Lushnja edhe pse humbi këtë ndeshje përsëri mbetet pretendete me vlera e këtij grupi , për të realizuar objektivat e saj .Fitore në mes polemikave  ka marr skuadra e Devollit ndaj Turbinës. Vendasit  kanë kaluar të parët në avantazh me anë  të Celës 68`  , por barazimi miqëve   me anë ttë Levedit në 73`  , ka hapur ndeshjen  ka fillimi .Goli Motës në 90` ju ka dhënë fitoren vendasëve , por ka shtuar akuzat e presidentit Gjoka për  gjyqtarët e ndeshjes. Besa  ka ndar pikët me Ilirin , por jo lojën e zhvilluar.Kavajasit nuk ka ditur të shënojën gol , duke humbur kështu një rast të mirë për tu rritur në klasifikim.Apollonia   Shënkolli .  Fitore  bukur dhe e merituar e fierakeve e vendosur si e tillë  qe në pjesen e pare me golat e Gjatës ,Zaimaj dhe Mehmetit. Në pjesën  e dytë  vendasit shënojën   dhe dy gola   me anë të Ymeraj e Krasniqit , kurse  miqët kanë shënuar me anë të R.Danajn  , por nuk  përmbysin dot fitoren tenistike të  Apllonisë që tashmë  është në vendin e dytë në grup me 29 pikë duke pretenduar shumë dhe fortë për të marr kryesimin.Kështu pra,  Pogradeci , Apollonia dhe Lushnja kanë nisur startin e një gare , ku për kryesuesin gjithëcka pritet të vendoset  në javën e fundit .

 

Jo pak e fortë me tërë të papriturat e saj  pritet jetë dhe  java e ardhshme në këtë grup ku do të përballen dy nga kryesueset .

JAVA E 15 –TË /GRUPI B

08.02.2020

APOLLONIA –POGRADECI

TURBINA – ORIKU

ILIRA   -DEVOLLI

LUSHNJA –ELBASANI

SHËNKOLLI – BESA

Kështu , pra na duhet të presim rezultatet e ndeshjeve të javës ardhëshme për tu njohur  me të tjera rezultate  dhe  detaje ,  me formatim ndryshe të klasifikimit të grupeve dhe pse jo  me kontestimet dhe akuza për nivelin e gjykimive që tashmë  janë bërë  si një ritual “protokollar” pas  cdo ndeshje transferte  të humbur.