Milani përmbys e shkon në çerekfinale

506
Sigal

Milan siguroi
një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi 2-1 Torinon në “San
Siro”.

Kuqezinjve i mjaftuan vetëm 3 minuta për të marrë kualifikimin falë fitores së
3-të radhazi ndaj skuadrës granata, që iu afrua çerekfinaleve për 60 minuta. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan me anë të Belottit
në të 27-tën.

Milani, që përgjithësisht e dominoi ndeshjen ndryshoi ritmin në pjesën e dytë
dhe nga 61-të deri në të 64-trën shënoi dy herë duke ndryshuar tërësisht fatin
e ndeshjes, i pari që dërgoi topin në rrjetë ishte Kucka.

Ndërsa 3 minuta më pas Bonaventura vuri në shinat e duhura kualifikimin e të
tijve me golin e 2-1. Milani mund t’i kishte luajtur në qetësi çastet e fundit,
por Lapadula në të 94’ gaboi një gol të sigurt.

Pas 7 minutash shtesë, ishte Milani që mori kualifikimin dhe në raundin tjetër
do të gjejë përballë Juventusin, në një klasike të vërtetë të futbollit
italian.