Milani i ofron rinovimin Donnarummës

436
Sigal

Përveç krizës së rezultateve në fushën e lojës, Milani duhet t’i bëjë llogaritë edhe me rinovimin e kontratës së Gigio Donnarummës, që për momentin ka ngecur dhe nuk është në rrugë të mbarë.

Portieri i talentuar italian, i vetmi që shpëton nga ky start i dobët që i kanë bërë sezonit kuqezinjtë, ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin, dhe drejtuesit e klubit kuqezi synojnë ti rinovojnë kontratën pasi Donnarumma është një nga xhevahirët më të shtrenjtë që kanë në skuadër 7-herë kampionët e Europës.

Sipas “Corriere Dello Sport”, ka patur një takim mes Mino Raiolës dhe krerëve më të lartë të Milanit, por menaxheri i njohur ka refuzuar propozimin që i ka bërë klubi kuqezi.

Oferta e Milanit ishte për një marrëveshje afatgjatë me të njëjtën pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, aq sa Donnarumma fiton aktualisht, ofertë që është hedhur poshtë nga Raiola.