Flamurmbajtësi shqiptar, atleti Izmir Smajlaj: Do të sjellim rezultate të larta dhe medalje

506
Sigal

Dje, në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, gjatë marrjes së flamurit tonë kombëtar nga Presidenti Ilir Meta, flamurmbajtësi ynë në “Tarragona 2018”, atleti Izmir Smajlaj, premtoi për rezultate sa më pozitive, por edhe medalje. “Faleminderit shumë zoti President! Është një nder dhe krenari për mua që të mbaj flamurin tonë kombëtar. Shpresoj që e gjithë skuadra olimpike të sjellë rezultate sa më pozitive, dhe sa më shumë medalje”, kështu deklaroi atleti Smajlaj pas marrjes nga Presidenti Meta të flamurit tonë kombëtar.