Miccoli largohet nga Dinamo: S’na dhanë as paratë, harxhuam nga tonat

190
Sigal

Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli, trajneri dhe zëvendës trajneri i Dinamos, së bashku me pjesën tjetër të stafit, paraqitën dorëheqjen e parevokueshme.

Ky vendim i dyshes italiane erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”, një largim që bëri jo pak jehonë. Përtej deklaratave në distancë, u larguan apo u shkarkuan, Fabrizio Miccoli ka një version tjetër, ku zbardh arsyet e këtij vendimi, i shoqëruar dhe me dokumentin që stafi paraqiti dorëheqjen.

Ish-sulmuesi i famshëm italian theksoi se nga aventura në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë para, përkundrazi kanë shpenzuar: “Nuk ishin kushtet për të vazhduar, kohët e fundit nuk kemi fituar asgjë, përkundrazi, kemi shpenzuar paratë tona. Zgjodhëm Dinamon për pasion dhe për të fituar eksperiencë”, u shpreh Miccoli duke theksuar më pas se nuk janë shkarkuar:

“Kemi dhënë dorëheqjen( siç tregohet në dokument), ky konfuzion erdhi nga fakti që mister Moriero nuk u përshëndet me presidentin. Nëse japim dorëheqje të pa revokuar do të thotë se diçka nuk funksionon. Gjithsesi as ne nuk kemi kohë për të humbur, në fakt kemi humbur dy muaj”, u shpreh ndër të tjera Miccoli. Ky largim i dyshes italiane lë një boshllëk të madh në shtëpinë e Dinamos në këtë moment delikat të sezonit, për më tepër kjo është lëvizja e dytë brenda një harku kohorë shumë të shkurtër.

“S'kishin kushte fare"/ Miccoli largohet nga Dinamo: S'na