Silva Caka: Në 25 prill ata do të marrin përgjigjen e duhur për diskriminimin e tyre, për bashkëpunimin me mafian dhe shkatërrimin e vlerave historike të Tiranës

135
Sigal

Ditën e sotme, ish-deputetja e LSI Silva Cika, ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilat tregoi dy anët e medaljes së Tiranës, atë të qendrës së saj, të cilën Kryetari i Bashkisë e përdor për fasadë dhe propagandë, për të treguar ndryshimin që po ndodh në Tiranë dhe anën tjetër, atë mesjetare të kryeqytetit të Shqipërisë.

Deklarata për media e ish deputetes së LSI Silva Caka:

Përshëndetje!
Jemi këtu në këtë konference për të treguar dy anët e medaljes së Tiranës, atë të qendrës së saj, të cilën kryetari i Bashkisë e përdor për fasadë dhe propagandë, për të treguar gjoja ndryshimin që po ndodh në Tiranë dhe anën tjetër, atë mesjetare të kryeqytetit të Shqipërisë.
Propaganda bajate e Erion Veliajt, e cila nuk shikon dot përtej zyrës së tij, po bie përditë. Mjafton një dalje në periferitë e Tiranës për të rrëzuar fasadën e tij.
Klienti i Ndranghetta-s, mister 20%, që po pastron paratë e pista në Tiranë, nuk e ka vënë postin e tij në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të mafias së betonit dhe oligarkëve.
Pamjet që sapo ndoqët, nuk janë të ndonjë fshati të Shqipërisë, por brenda territorit të Bashkisë së Tiranës, pikërisht në zonën e Dajtit.
Kjo zonë dhe shumë të tjera në periferitë e Tiranës, janë lënë mëshirë të fatit. Arsyeja është e thjeshtë: interesi i mafias së ndërtimit nuk shtrihet në këto zona dhe vlera e 20% është e ulët për nivelin e lartë të hajdutërisë së Erion Veliajt.
Kjo zonë dhe shumë të tjera janë pasqyra e dështimit të menaxhimit të qytetit nga Erion Veliaj dhe që rrëzojnë totalisht propagandën bajate të tij.
Kryetari i pavotuar i Bashkisë së Tiranës, së bashku me shefin e tij, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët në 25 prill, për diskriminimin e tyre, për bashkëpunimin me mafian dhe rolin e tij në shkatërrimin e vlerave historike të Tiranës.
Faleminderit!