Mes Realit dhe Hazard del një problem i … papritur

438
Sigal

Transferimi i Eden Hazard te Real Madridi është vetëm çështje kohe. Fillimisht do të bëhet prezantimi dhe më pas “Los Blancos” do të zbulojnë dhe numrin e fanellës së belgut. Gazeta “Marca” shkruan se ky i fundit është një problem aspak i vogël për klubin merengues.

Drejtuesit e dinë shumë mirë se shuam tifoz blejnë fanellën e lojtarit të ri që do të transferojnë, por numri 10 për momentin është i zënë nga Luka Modric. As futbollisti belg dhe as klubi madrilen nuk po mendon që t’i heq atë numër fituesit të “Topit të Artë”.

Opsioni më i mundshëm duket se do të jetë numri 7, i veshur për shumë vite nga Cristiano Ronaldo, por që për momentin është i zënë nga Mariano Diaz. Për momentin e vetmja fanellë e lirë është ajo 16, ndërkohë që 11-ta e Bale pritet që t’i kalojë Vinicius Junior. Reali këto ditë do të vendosë për numrin që do të mbajë Hazard, pasi ka një efekt të rëndësishëm në marketing.