Mema shijon fitoren, nder Partizanit? Do “respektojmë’ edhe Kukësin

448
Sigal

Një fitore që shijon shumë ishte kjo për Ard Memën përballë Kukësit, një fitore që konfirmon momentin pozitiv që po kalojnë bardheblutë. Në intervistën e tij pas ndeshjes në emisionin Gol pas Goli në SuperSport, Mema shtoi:

Fitore e rëndë dhe e madhe sot. Si rrjedhë e vazhdimësisë…

Trajneri mendon të këqijat para të mirave, por patëm probleme në pjesën e dytë. Dua të luajë mirë ekipi e para, dhe e dyta të ketë ekuilibër e të fitojmë. Por, të ketë rrjedhë, jo me raste sporadike. Pjesën e dytë patëm probleme. Gjithsesi, është kthyer entuziazmi, dhe kemi nisur me fitore.

Mbrojtja rezistoi…

Nuk jam tip që kënaqem thjesht, por gjërat kanë lëvizur për mirë. Kanë luftuar, bënë detyrat që i kemi caktuar. Imami më kënaqi, vendimtar në mbrojtje. Fitorja të kthen entuziazmin, dhe na kthen me këmbë në tokë. Ekipi ishte në ekuilibër, por analizat e mia nuk do pushojnë. Kemi bërë edhe sot gabime.

Tirana kishte stol sot. I morët masat që Daja presonte Rrocën, nga ku nisnin aksionet e Kukësit…

Kukësi e nisi me 3-4-3. Paparashikueshmëria ndodh në futboll, dhe duhet të marrim masa për shumë sisteme loje. Prandaj e vura Dajën të mbante Rrocën. Ekipi ishte ekuilibër në treshen e mesit të fushës, bëri presionin në kohën e duhur dhe e kapëm mesin e fushës kur kundërshtari godiste topa nga mbrojtja drejt sulmit.

I bëtë nder Partizanit. A prisni mesazhe falënderimi nga populli i kuq? Çelësi i suksesit të kësaj Tirane?

Në ditët në vazhdim, do i bëjmë nder edhe Kukësit, edhe ne do luajmë me Partizanin, mund të fitojmë edhe me ta. Pyetja e dytë, është e vështirë ta them, si kam vepruar. Janë harmonizuar veprimet në çifte dhe reparte. Ekipi ka kërkuar gjithë kohës ta fitojë ndeshjen. Nga rezultatet e këqija, ka edhe uri për të fituar. Ne kemi vazhdimësinë tonë, dhe duhet të shohim përpara.