“Më konsideronin të mbaruar “, Paulinho rrëfen si iu bashkua Barcelonës

584
Në verë te Barcelona flitej për emra të mëdhenj por kur mbërriti Paulinho tifozët katalanas u zhgënjyen shumë, madje kundërshtarët e ‘blaugranëve’ u tallën me transferimin e brazilianit.
Pas disa muajve situata ka ndryshuar tërësisht dhe kritikat janëshndërruar në lavdërime, pasi Paulinho ka rezultuar blerja e duhur. Për të konfirmuar këtë mjafton të përmendim faktet se 29-vjeçari në “La Liga” ka realizuar më shumë gola se Ronaldo, Bale, Griezman, Benzema e shumë të tjerë.
Në një intervistë për britaniket “The Guardin” mesfushori rrëfen disa detaje pikante nga karriera e tij.
“Isha 19 vjeç kur mendova se nuk do të luaja më futboll. Në Lituani ishin shumë racistë, në Poloni nuk më paguanin, ndaj mendova se duhet ta lija futbollin. I thash familjes se nuk doja të luaj më futboll, ndërkohë që bashkëshortja më tha: ‘Çfarë do të bësh? Gjëja e vetme që di të bësh, është që të luash futboll…’
Kina? Nuk mund të krahasohet niveli me Spanjën, Italinë, Anglinë dhe Gjermaninë. Kur shkova ishin Zhervinjo, Laveci, Xhekson Martinez, Oskar dhe Hulk. Niveli nuk ishte i lart, por kishte ndeshje shumë fizike.
Barcelona? Përfaqësuesi im më telefonoi. Përgjigja ime ishte: ‘Kur të kesh diçka konkrete, le të ulemi dhe të vendosim, por nuk kam nevojë për diçka të çmendur në karrierën time tani’. Kisha një kontratë 3-vjeçare. Shkova që të flisja me Skolarin, i cili më tha: ‘Është Barcelona. Po flasim për Barcelonën’. Kam pasur shumë kritika kur erdha të Barcelona, por unë nuk luaj për kritikët, por për ekipin”, ka rrëfyer Paulinho për sajtin e njohur britanik.
Sigal