Mbyllet pjesa e parë Real Madrid – Club Brugge, rezultat befasues!

502
Sigal

Ka përfunduar pjesa e parë në “Santiago Bernabeu” në sfidën mes Real Madridit dhe Club Brugge KV.

Askush nuk mund ta besojë por klubi belg po bën befasinë e madhe duke fituar me rezultatin 2-0 përballë skuadrës së Zinedine Zidanes.

Në minutën e 9’ ishte Emmanuel Dennis i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 por arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje

Fillimisht goli u anulua por më pas ndërhyn teknologjia VAR për të legjitimuar festën e skuadrës belge pasi goli u konsiderua si i rregullt.

Në fund të fraksionit të parë të lojës, në skenë shfaqet sërish Emmanuel Dennis që mori një “dhuratë” nga Madriç dhe më pas e shndërroi në gol.

Kujtojmë që edhe ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Champions Leagues, Reali i Madrid humbi me rezultatin 3-0 përballë PSG-së.

Golat e realizuar nga Emmanuel Dennis:

Statistikat e pjesës së parë:

Image