Grabitjet e shtëpive: ja ‘metoda Spiderman’ që po terrorizon futbollistët në Spanjë

524
Sigal

Një tjetër ylli të La Liga i është grabitur shtëpia: tani në Spanjë është një emergjencë e vërtetë. Lista e lojtarëve viktima të bandave keqbërëse zgjatet ende e duket e destinuar të mos mbarojë. I fundit ishte braziliani i Real Madrid, Casemiro: mesfushorit brazilian i është vjedhur shtëpia ndërsa luante në derbin e Madrid në fundjavë, me të gjithë familjen brenda banesës kur ndodhi ngjarja. Fate të ngjashme edhe për Thomas Partey, shtëpia e të cilit u grabit të hënën.

Sipas asaj që bën të ditur Cadena Cope, banesa e lojtarit ganez që ndodhet në Boadilla del Monte në zonën perëndimore të metropolitanës së Madridit është sulmuar nga një grup banditësh. Në momentin e vjedhjes guvernantia ishte brenda shtëpisë: hajdutët hynë në shtëpi me forcë e morën atë që deshën përmes presionit, pa lënduar personat. Thomas Partey është lojtari i parë i Atletico Madrid që ka rënë pre e hajdutëve, në një listë që përfshin dyshen e Real Madrid Casemiro-Lucas Vazquez e treshen blaugrana të përbërë nga Gerard Piqué, Jordi Alba e Arthur Melo.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga shtypi, hajdutët përdorin ‘metodën Spiderman’ për të bërë grabitjet e shtëpive të futbollistëve, që ndërkohë janë të impenjuar në impenjimet e tyre profesionale. Grabitësit vëzhgojnë hyrjen kryesore e ngjiten mbi fasadë, duke hyrë nga një prej dritareve: një lëvizje e shpejtë dhe pa zhurmë që ka dhënë efektet e shpresuara në një duzinë banesazh të zotëruara nga futbollistët në Spanjë. Sportistët mundohen të shtojnë masat e sigurisë, por për momentin hajdutët po e fitojnë këtë betejë falë teknikës së Njeriut Merimangë.