Mbappe “ndez” shpresat te Reali, nuk rinovon kontratën me PSG

241
Sigal

Kylian Mbappe është rikthyer në Paris Saint-Germain, pas pushimeve që pati pasi përfundoi Kampionati Evropian, teksa po bëhet gati për përgatitjet parasezonale me klubin.

Në një fotografi të postuar ai duket i emocionuar të rikthehet në klub para sezonit të ri dhe ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në kryeqytetin francez,

Kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe, edhe pse ai nuk po e mendon largimin këtë edicion, ai planifikon të largohet kur t’i skadojë kontrata. Real Madrid është gati që ta rrëmbejë që këtë verë për një shifër të përballueshme.