Skënderbeu surprizon “demat” dhe ndez shpresën për mbijetesë (VIDEO)

Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare. Zhan Viktor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.

Sigal