Riaktivizohet zjarri në pyllin e Gjorgosit në Patos

147
Sigal

Është riaktivizuar zjarri në fshatin Gjorgos, në Patos.

Flakët kanë përfshirë një zonë pyjore, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht po punohet me mjete rrethanorë për shkak se terreni i vështirë nuk lejon makinat zjarrfikëse të afrohen në vatrën e zjarrit.