Moti bën kthesën e madhe, çfarë na pret pas ditës së hënë

245
Sigal

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta herë pas here. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.

Të shtunën në gjithë rajonin na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale të herëpashershme. Temperaturat shënojnë ngritje të lehta, ndërsa në disa vise në Maqedoni dhe shumë rrallë në ndonjë rajon të Kosovës mund të ketë ndonjë rigë afatshkur shiu.

Nga e diela temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme dhe kjo shënon fillimin e valës më të re të nxehtësisë verore në tërë rajonin ku edhe në viset kontinentale temperaturat arrijnë dhe vende-vedne tejkalojnë shifrën 30. Rrallë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë zhvillime të pasditeve të rrebeshe të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në Maqedoni dhe disa vise në Kosovë.