Marcello Lippi nuk do jetë më trajner i përfaqësueses së Kinës. Më shumë se skadimi i kontratës kanë qenë rrezultatet aspak në pritshmëri që kanë vendosur që ish kampioni i Botës të të “dorëzojë çelsat” Mbas humbjes dhe eleminimit nga Irani me rezultatin e thellë 3-0 në çerekfinale të Kupës së Azisë, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe trajneri italian ka dalë menjëher në konferencë për shtyp duke lexuar një deklaratë të shkurtër. “Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit këtu, sepse kjo ndeshje mbyll dhe kontratën time me kombëtaren kineze. Ishte nder për mua të drejtoja një skuadër kaq të rëndësishme të një vendi të rëndësishëm si Kina”, do deklaronte trajneri që shpalli Italinë kampione Bote në vitin 2006. Federata Kineze e Futbollit e emëroi Lippin në krye të përfaqësueses në vitin 2016, pas 4 humbjeve radhazi në kualifikueset e “Rusi 2018”.