Tashmë është zyrtare: Mario Mandzukic është futbollisti më i ri i skuadrës së Al Duhail. Sulmuesi i Juventusit ka firmosur sot kontratën me klubin nga Katari, pavarësisht se në orët e fundit nuk munguan zërat për një tjetër dështim të akordit.
Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore para tri ditëve, ndërkohë që tashmë është bërë njoftimi zyrtar nga klubi nga Katari. Juventusi pritet të përfitojë 5.5 milionë euro nga kjo lëvizje.

















