Manchester City-Jorginho, ja detajet që mbajnë pezull marrëveshjen

415
Sigal

“Sky Sports News” e kupton se, pavarësisht raporteve në Itali, asnjë marrëveshje nuk është arritur ende. Një numër çështjesh duhet të renditen e zgjidhen, duke përfshirë oraret e pagesave, bonuset dhe mundësia e një miqësoreje para sezonit mes dy klubeve.

Ndërkombëtari italian ka postuar një foto në Instagram, duke u nisur në fluturim për një festë familjare në Brazil dhe pritet të shkojë në Manchester për kontrollet mjekësore, sapo të arrihet një marrëveshje mes klubeve.

Jorginho bëri 37 paraqitje për Napoli, në sezonin e kaluar, duke shënuar 3 gola, përfshirë një të tillë edhe kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, në nëntorin e kaluar. 26-vjeçari e filloi karrierën e tij në Verona, përpara se të nisej te Napoli në vitin 2014, ku fitoi Kupën e Italisë atë vit.