Mançester Siti rrëmben trofeun e Kupës së Ligës, “peshë e rëndë” për Arsenalin

549
Ditë para zhvillimit të ndeshjes së djeshme për Kupën e Ligës së Anglisë, trajneri i Mançester Sitit, Pepe Guardiola, u deklarua se ai dëshiron që ta zgjasë kontratën me “Qytetarët” e Mançesterit. Trajneri spanjoll është në vitin e dytë të kontratës trevjeçare që ka lidhur me këtë klub, por “Daily Mail” bënte të ditur se ai është gati të zgjatë marrëveshjen, pasi dëshiron të vazhdojë në Angli. Gjithçka ka qenë gati në marrëveshjen e re, por ajo do të firmosej kur skuadra të fitonte trofeun e parë nën drejtimin e tij, gjë që ndodhi mbrëmë, ku Mançester Siti fitoi 3-0 me Arsenalin, në ndeshjen finale të Kupës së Ligës. Serxhio Aguerro kaloi në avantazh Mançesterin në minutën e 18-të, dhe dy golat e tjerë të fitores u shënuan nga Kompani në minutën e 58-të dhe David Silva në minutën e 65-të. Me këtë fitore, tashmë paga e Guardiolës do t’i afrohet shumës prej 20 milionë paund në vit.
Sigal