Ramos: Po vdes që të përballem sërish në fushën e lojës

309
Sigal

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos njihet për karakterin e tij gjithnjë të veçantë dhe për shpirtin që jep për skuadrën në fushën e lojës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se mezi pret që të rifillojë kampionati.

“Vendi ka nevojë për futbollin si një mbështetje për ekonominë dhe njerëzit kanë nevojë për të si një mënyrë për të hequr mendjen. Po vdes të përballem përsëri në fushë. Dua t’i dërgoj një mesazh mbështetjeje të gjithë atyre që kanë humbur një person të dashur. Së bashku do ia dalim ndaj kësaj beteje. Gjermania dha një shembull të mirë, të cilin duhet ta ndjekim” deklaroi Ramos.

La Liga ka propozuar datën 12 qershor për rifillimin e sezonit, teksa tashmë pritet vetëm miratimi i qeverisë spanjolle.