Manaj i pandalshëm me Barcelonën B, shënon dy gola

179
Sigal

Rey Manaj po vazhdon me paraqitje fantastike për Barcelona B.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme ndaj UCAM Murcia, teksa katalonasit po fitojnë 1:2 në play-off.

Manaj fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 46-të duke shënuar nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 64-të, Manaj e përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë mysafirëve.

Kujtojmë se ky është goli i 14-të i Manajt këtë sezon me ekipin e Barcelonës B.