Juve dhe Emre Can arrijnë marrëveshjen, futbollisti i Liverpool firmos për 5 vite me bardhezinjtë

543
Ajo që është përfolur prej muajsh sipas “Gazzeta Dello Sport” është konkretizuar së fundmi. E përditshmja italiane shkruan se Juventus dhe Emre Can kanë arritur marrëveshjen e përbashkët për 5 vitet e ardhshme.
Mesfushorit turko-gjerman i përfundon kontrata me Liverpool-in në fund të sezonit dhe për këtë arsye ka qenë i lirë të zgjedhë. Edhe pse Paris SG i ka ofruar një rrogë më të lartë ai ka pranuar të nënshkruajë me kampionët e Italisë të cilët do ta paguajnë 6 mln euro në sezon.
Ndërkohë mediat angleze kanë raportuar lajmin, por kanë ngritur dyshime për vërtetësinë. ‘SPORTBible’ shkruan se ky mund të jetë një lajm për të prishur atmosferën te Liverpool që të mërkurën do të luajnë kundër Roma-s gjysmëfinalen e dytë të “Champions League”.
Sigal