Malago: Seria A me 99.9% nisë më 13 qershor!

272
Sigal

“Me 99.9 për qind kampionati i Seria A do të rifillojë më 13 qershor”. Këto janë fjalët e presidentit të Coni-it Giovanni Malago pas akordit mes klubeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme.

“Sfidën mes disa mjekëve nuk e kuptoj. Po bëhet gjithçka për rinisjen, ky është objektivi primar. Në mënyrë që të dish se sa shans ka për të përfunduar kampionati, duhet të kesh topin magjik.

Në Gjermani kanë një marrëveshje me futbollistët nëse nuk do të arrihet që të mbyllet. Në rastin italian, qëllimi është vetëm që të fillojë. Është çështje mentaliteti, për të nisur dhe më pas ‘të shohim se deri ku do shkojmë’ “, deklaroi numri një i futbollit italian.