Lukaku i hap “luftë” Ronaldos: Ai u shpall golashënues, por titullin e fitova unë!

153
Sigal

Nga grumbullimi i Belgjikës në Tubize, Romelu Lukaku ndez duelin me Cristiano Ronaldon, më të cilin do të ketë duelin e radhës në “Euro 2020”. Sulmuesi i ka kujtuar portugezi se ishte ai që fitoi kampionatin, pavarësisht se CR7 u shpall golashënuesi më i mirë. Të njëjtën gjë shpreson që të bëjë edhe me Belgjikën. “Ai fitoi titullin e golashënuesit më të mirë, por unë fitova kampionatin. Cristianon e kam cili për driblimet dhe goditjet. Në anën tjetër mendoj se ai më ka cili për forcën dhe realizimet, mënyrën e lojës si ekip”, tha fillimisht sulmuesi potent.  Sulmuesi më pas foli gjatë për faktin që është i nënvlerësuar nga specialistët, por kjo e shtyn që të përmirësohet më shumë.

“Kur kritikon Lewandowskin dhe Benzema, flitet për sulmues të nivelit botëror, ndërkohë që mua më cilësojnë si një sulmues të mirë. Ky është një motivim më shumë që më bën të punoj dhe të përmirësohem. Kam nevojë për stimuj që të nxjerr më të mirën prej vetes. Kam nevojë për kompeticion. Nëse thonë se Tizio dhe Caio është më i mirë se mua, atëherë stërvitem më shumë. Nuk dua që të më krahasojnë me Michael  Jordan, por këtë shpirt ka pasur edhe ai. Kur kam parë filmin e tij kam thënë: ‘Wow, nuk jam vetëm unë’. Doja të fitoja titullin me interesin dhe që të shtoja motivimin. Tani dua të fitoj me Belgjikën dhe të përmirësohem akoma më shumë”.

Kam mësuar se si të godasë penalltitë, të mos mendoj shumë për portierin që të më shpërqendrojë. Duhet të jesh konkret, të gjuash mirë topin dhe të ndalosh. Gjithsesi nuk mendoj se do të godasim penallti ndaj Portugalisë. Shpresoj që të fitojmë. Jemi më të pjekur se Botërori 2018, kur u eliminuam në gjysmëfinale nga Franca. Kemi mësuar se mund të fitohet një ndeshje në shumë mënyra.

Për t’u bërë kampion duhet të vuash dhe për faktin që qëndron për disa ditë jashtë familjes. Të dielën do të luajmë ndaj kampionëve në fuqi. Portugezët kanë kualitete individual dhe kolektivë, janë shumë krenar për vendin e tyre, por do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar”, deklaroi Lukaku.