Luftë propozimesh: UEFA miraton formatin e ri të Champions League

288
Sigal

Komiteti Ekzekutiv i Uefas, i mbledhur të hënën në Montreaux, ka aprovuar formatin e ri të kompeticionit, që do të shohë dritë duke filluar nga sezoni 2024/25: do të marrin pjesë 36 skuadra, të mbledhura në një grup të vetëm, që në fazën e parë do të luajnë 10 ndeshje secila përmes shortit. 8 të parat do të kalojnë direkt në fazën me eleminim (që do të jetë njësoj me këtë aktual), ndërsa ato nga vendi i 9 në të 24 do të diskutojnë playoff për të përcaktuar tetë skuadrat e tjera që do të kualifikohen për 1/8 e finaleve.

Kjo lëvizje e UEFAs ka ardhur vetëm të nesërmën e lindjes së Super League, që rrezikon të përfaqësojë një goditje të rëndë në të ardhmen e asaj që, për momentin, është kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube. Angia, Spanja, Gjermania e Italia do të ruajnë katër vendet secila në Champions-in e ri, ndërsa Francës do ti garantohen tre. Shorti për zhvillimin e mini-turneut të fazës së parë do të bëhen në bazë të renditjes Uefa, duke i ndarë 36 pjesëmarrësit në 4 vazo. Ndryshimi i formulës është aprovuar unanimisht e ka votuar në favor edhe Paris Saint Germain, që konfirmohet (të paktën për momentin) pa asnjë qëllim për të ndjekur klubet “rebelë” në Super League.